Festat n’Liss, një organizim ndryshe në prag të festave të fundvitit

  Ndryshe nga çdo vit tjetër sheshi para Bashkisë Lezhë “Gjergj kastrioti Skenderbeu” është kthyer në një arenë festimesh të gëzuara për qytetarët që do zgjasin deri natën e ndërrimit të viteve.
     Dekori i dritave shumëngjyrëshe, me këndet e lojrave për fëmijë dhe instalimi i ngrehinave të vogla prej druri ku janë ekspozuar panaire e prodhime të biznesit vendas, kanë përmbushur gjithë pritshmëritë e qytetarëve në këtë prag festash të fundvitit.
      Festat n’ Liss janë një qasje e re, ku Bashkia Lezhë mbështeti propozimin e një grupi të rinjsh me iniciator bisnesmenin Altin Prenga, i njohur për kthimin e ‘Mrizit të Zanave’ në një pikë atraksioni turistik të preferuar për vendasit dhe të huajt, ku spikat kuzhina me prodhimet bio.
       Kryetari i Bashkisë z.Fran Frrokaj, në çeljen e siparit të këtyre festimeve u shpreh se ky organizim i veçantë është një ftesë për të gjithë qytetarët që të bëhen çdo natë pjesë e argëtimit festiv, teksa kujtoi se Bashkia Lezhë nuk ka shpenzuar asnjë taksë të qytetarëve për të krijuar këtë atmosferë.
    Edhe vetë qytetarët e pëlqejnë këtë mënyrë organizimi.  Festat n’Liss mbeten një risi për të festuar së bashku deri natën e ndërrimit të viteve.

Përgatiti Rrok Lelçaj   Lezhë, 15.12.2018

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe