Festohet në qytetin e Lezhës “Dita e Shtegtarit”

Për të 12-tin vit radhazi Bashkia e qytetit të Lezhës organoizon festimin e “Ditës së Shtegtarit”. Kjo feste mbarë qytetare, e kethyer tashmë në një traditë të bukur, organizohet në nderim dhe respekt të të gjithë emigranteve të Lezhës, të cilët në kërkim të  një ëndërre të re dhe jete më të mirë, morën rrugët e kurbetit duke lënë familjet dhe vënë në rrezik jetën e tyre. Me këtë rast i gjithë qyteti ishte veshur me dekorin e festës.
Në sheshin para Pallatit tëë Kulturës ishin instaluar panaire të prodhimeve të Lezhës e me gjërë si dhe punimet artizanale të traditës, ku dallonin  kostumet popullore dhe pelhurërat e qendismat e tejzgjahut të Zadrimës. Per t’ju afruar qytetarve sa më afër sherbimin tregtar Bashkia me ndihmen e biznesit vendas kishte hapur pika të ndryshme ambulatore që plotesonin më së mire gjithë kërkesat e festuesve.
Në orët e para të mbrëmbjes sheshi “Gjergj Kastrioti” u mbush plot me qytetarë dhe emigrant të ardhur nga shumë vende te Europës, të cilët ndoqën  koncerte festive të përgatitura nga Qendra Kulturore e Fëmijëve “Gjergj Lacaj” dhe grupet artistike të Lezhës, ku ishin të ftuar këngëtarë të njohur të muzikës popullore. Me këtë rast, zëdhënësi i Bashkisë Altin Mema ka ftuar në skenë maturantët e sportistët më të dalluar, të cilët Bashkia Lezhë i nderoi me çertifata mirënjohjeje.
Më pas kryetari  i Bashkise zoti Fran Frrokaj në fjalen e tij përshëndetëse theksoi se Bashkia e Lezhës, organizon këtë ditë të veçante feste si simbol mirënjohjeje dhe respekti ndaj gjithë atyre emigrantëve që me mund e sakrifica, me djersë dhe në vështirësi të panumërta, kanë ngritur jo vetëm mirëqenjen e vet dhe të familjeve të tyre, por kanë ndikuar dhe në forcimin e ekonomisë lokale dhe asaj kombëtare. Frrokaj, ju premtoi emigrantëve transparencë dhe investime të reja në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe rrjetin infrastrukturor të qytetit, për të garantuar një cilësi jete më të mirë dhe për të gjetur nje Lezhë më të bukur vitin qe vjen. Gjithashtu Frrokaj duke falenderuar maturantët dhe sportistët e dalluar, ju premtoj atyre mbështetje nga Bashkia për arritjen e rezultateve akoma më të larta në procesin mësimor dhe sporte.
Koncertet vazhduan thuajse gjithe natën, ku interpretimet e këngëtarëve të njohur, vallet, timbrika dhe melosi popullor ndezi një atmosfere feste në qytetin e Lezhës.

Lezhe, 15.8.2017       Pergatiti: Rrok Lelçaj

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe