Fillon në Lezhë Viti i Ri mësimor 2017-2018

Në 35 shkollat e Lezhës filloi viti i ri mesimor 2017-2018. Sipas të dhënave të Drejtorisë Rajonale të Arsimit, procesi mësimor nisi normalisht e pa probleme si në shkollat e arsimit fillor, 9-vjeçar, atij të mesëm dhe profesional. Në shkollat e Lezhës do vijojnë mësimet këtë vit të ri shkollor  afër 13.500 nxënës, ku 750 prej tyre nisin betejën e dijes, duke u ulur në bankat e klasës se parë. Me masat e marra nga Bashkia, objektet shkollore me gjithë rrjetin e tyre infrasrukturor, në këtë fillim viti të ri përformuan kushte normale mësimi në çdo klasë, ku nxenesit e te gjitha niveleve janë paisur me tekstet mësimore. 10 godina shkollore i janë nënshtruar procesit të rikonstruksionit dhe plotësojnë të gjitha standartet bashkëkohore për një proces mësimor normal.
Në ceremoninë e fillim-vitit të ri mësimor, organizuar në gjimnazin “Hydajet Lezha”, zv.kryetarja Alfrida Dedgjonaj, duke përshendetur në emër të kryetarit Fran Frrokaj ju uroj nxënësve e mesuesve të Lezhës një vit sa më të mbarë shkollor. Ajo vleresoi punën e bërë në objektet shkollore  dhe premtoi një bashkëpunim të dobishëm me institucionet arsimore me synim për të përsosur sa më shumë kushtet e mësimdhënies dhe cilësinë e të nxënit deri në shkollat me skajore te Lezhës. Dedgjonaj-Marku theksoi se Bashkia me politikat e saj arsimore do bëjë të pamundurën për të ndikuar në rritjen e pervitëshme të cilësisë së procesit mesimor. Sa më cilësore dhe të qëndrueshme të jenë dijet që marrin nxënësit në shkolla, aq më të imunizuar do të jenë ata nga droga dhe vese të tjera dhe aq më të sigurtë do të jenë për të ardhmen e tyre.
Përshëndetën në këtë cermoni të fillim vitit të ri shkollor, drejtoresha e këtij gjimnazi Yllka Çuko dhe drejtori i Drejtorise Rajonale të Arsimit Bardhok Pulaj të cilët duke uruar nxënësit e mesuesit për një vit sa më të suksesshëm mesimor, vunë thkesin tek emri i mirë që ka fituar ndër vite gjimnazi “Hydajet Lezha” dhe tek rëndësia që ka sot shkolla dhe dija, në përmbushjen e misionit të formimit arsimor e kulturor të shoqësrisë sonë.
Në ditën e parë të fillim vitit të ri shkollor, procesi mësimor vijoi normalisht në të gjitha shkollat e Lezhës.
Lezhë, 11.09.2017      Përgatiti Rrok Lelçaj

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe