Finalizohet me sukses projekti i furnizimit me ujë të pijshëm për Bashkinë Lezhë dhe Njësitë Administrative Shëngjin e Balldre

    Bashkia Lezhë ka finalizuar me sukses iplementimin e projektit të furnizimit me ujë të pijshëm të qytetit të Lezhës dhe Njësive Administrative Shëngjin dhe Balldre. Kryebashkiaku Fran Frrokaj në takimin që pati me financuesit e projektit vlerësoi kontributin e tyre që ka zgjidhur një problem të shumë viteve për mijëra banorë.   Frrokaj gjatë diskutimeve u ndal edhe të projekte të tjera konkrete në të cilat mund të bashkëpunohet, ku pala zvicerane që kryesohej Shefi i Misonit të Ambasadës Zvicerane në Shqipëri z.Philipp Keller si dhe z.Bjorn Thies, Drejtor i Bankës Gjermane në Shqipëri shprehen mbështetje në realizimin e investime të tjera që lidhen me shmangien e përmbytjeve.
      Keller dhe Thies,vlerësuan punën e bërë gjërë më tani. Ata vlerësuan korrektesën  e Bashkisë Lezhë dhe Ndërmarrjes së Ujësjellësit në realizimin e këtij investime të dobishem që ka të bëjë me furnizimin me ujë të pisjshëm 24 orë pa ndërprerje për qytetarët. Suksesi i këtij projekti, i cili është model në të gjithë Shqipërinë hap rrugën drejt financimeve të tjera që iu vijnë në ndihmë banorëve të Bashkisë Lezhë’’,nënvizuan financues të shtetit Zviceran dhe atij Gjerman.
     Frrokaj ka shoqëruar donatorët në kqyrjen nga afër në terren të furnizimit me ujë të pijshëm, ku depot e reja në qytetin e Lezhës,Shëngjin dhe Balldre si dhe i gjithë sistemi i shpërnadrjes së ujit kontrollohet online nga Ndërmarrja e Ujësjellësit. Kryetari i Bashkisë në fund të takimit u shpeh i sigurtë së Banka Gjermane për Zhvillim, Banka Zvicerane apo çdo investitor tjetër do të gjejnë bashkëpunimin e frytshëm të institucionit që drejton për të shtrirë bashkëpunimin në realizimin e projekteve të tjera që ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Rr.Lelçaj  05.12.2017

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe