• English

Folklori i Lezhes mirepritet ne Itali

Për tetë ditë rrjesht, u mbajt në Agrigento të Italisë, edicioni i 73-të i "Almond Blossom Festival", ku pas 25 vitesh mori pjesë një grup artistik nga Lezha. Kjo mundësi përfaqësimi e Shqipërisë në këtë eveniment prestigjoz botëror u mundësua falë bashkëpunimit të Bashkisë Lezhë me Shoqaten e Bashkive të Shqipërisë, drejtuar nga z. Agron Haxhimali. 29 instrumentistë popullorë, muzikantë, këngëtarë evallëtar nga veriu dhe jugu i vendit, performuan në skenat e këtij festivali, duke shfaqur vlerat dhe pasurinë e jashtëzakonshme të folklorit dhe kostumeve shqiptare.Interpretimet e pjesmarrësve nga Lezha morën vlerësime dhe duartrokitje të shumta krahas 13 shteteve të tjera pjesmarrëse.

Rrok Lelçaj


Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe