Fondacioni imzot Luçiano Avgustini dhe Bashkia Lezhë ndihmojnë fëmijët me aftësi ndryshe

Rëra e Hedhur në Shëngjin të Lezhës, është plazhi ku prej tri vitesh radhazi Fondacioni imzot Luçiano Avgustini në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, Caritasin e Dioqezës së Sapës dhe grupe vullnetarësh, organizojnë kampingje 10-ditore për fëmijët me aftësi ndryshe. Gjithçka bëhet për këta fëmijë është mbi  baza vullnetarizmi. I gjithë stafi përgjegjës me plot durim, përkujdesje e dashuri po u shërben atyre, për t’u krijuar mundësi optimale mirëushqyerjeje, pushimi, argëtimi e riaftësimi. Ata po përjetojnë gëzueshëm jetën në këtë kamping.
Ndërsa prindërit e fëmijëve me aftësi ndryshe shprehin mirnjohje për përkujdesjen dhe trajtimin që u bëhet atyre. Vullnetarët, mësues të edukimit fizik, psikolog dhe trajnues të tjerë shprehin kënaqesinë dhe përkushtimin për shërbimin ndaj këtyre shtresave. Edukimi muzikor është një tjetër aspekt i veprimtarisë ditore të këtyre fëmijëve. Drejtori i Karitasit të Dioqezës së Sapës Nikolin Lekaj falenderon Fondfacionin Luçiano Avgustini dhe të gjithë ata që mundësuan funksionimin e këtij kampingu për fëmijët me aftësi ndryshe..
Gjatë çdo sezoni veror tusritik në këtë kamping trajtohen mbi 150 fëmijë me aftësi të kufizuar. Plazhi, noti, loja me topin dhe ushtrimet gjimnastikore riaftrësuese janë pjesa më e rëndësishme e aktivitetit ditor në kamping. Bashkia e  Lezhës iu ka krijuar këtyre fëmijëve lehtësira në përzgjedhjen e hapsirës publike të plazhit Rëra e Hedhur. Përkushtimi, durimi, përkujdesja dhe dashuria e ekipit vullnetar  që po punon për argëtimin, riaftësimin dhe integrimin e këtyre fëmijëve mbeten pika më kulmore e bamirësisë dhe humanizmit njrzor.

 Rëra e Hedhur, 10.07.2017

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe