Frrokaj pret ambasadorin novegjez Per Strand Sjaastad

Bashkëpunimi kryesisht në fushen e ujrave si dhe atë të marinës ishin në qender të diskutimeve mes Kryetarit të Bashkisë Lezhë z.Fran Frrokaj dhe Ambasadorit të Norvegjisë z. Per Strand Sjaastad. Kryebashkiaku Frrokaj pasi shpalosi një situatë të përgjithshme të Lezhës u ndal edhe tek Plani Strategjik, një mundësi e mirë kjo edhe për investitorët e huaj ku edhe Norvegjia mund të shfaq interes. Nga ana tjetër ambasadori norvegjez, Per Strand Sjaastad ,u ndal edhe tek sistemi i taksave. Ai tha se, në Norvegji pushteti lokal mbledh pjesën dërmuese të taksave, ndryshe nga sa ndodh në Shqipëri, praktikë për të cilen shtoi se, Shqipëria duhet ta përqafojë. Diskutimet kanë vijuar më pas në formë bashkëbisedimi duke sjellë si domosdoshmëri edhe shkëmbimin e praktikave në zhvillim të ekonomisë rajonale.

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe