Frrokaj pret boksierin Jurgen Uldedaj dhe e uron për fitoren

Kryetari i Bashkisë Lezhë z.Fran Frrokaj ka uruar boksierin lezhjan Jurgen Uldedaj për fitoren e arritur pak ditë më parë në Gjermani. Frrokaj e priti 20 vjeçarin në zyrën e tij duke i shprehur konsideratën për rezultatet në emër të banorëve të Lezhës dhe jo vetëm. ‘’Talentë të tillë krenojnë gjithë Shqipërinë, ndaj, Lezha i ka dhuruar sportit në tërësi një tjetër histori suksesi’’, nënvizoi kryebashkiaku Frrokaj. Boksieri Jurgen Uldedaj vlerësoi pritjen e bërë nga Bashkia Lezhë si i pari institucion në vend që e vlerëson për çmimin e fituar në Gjermani, ku shtoi se lezhjanët dhe Lezha do të mbeten gjithmonë një motiv edhe më i fortë në përpjekjet e tij për fitore të tjera. Jurgen Uldedaj u shpall kampion për peshat cruiserëeight, duke marrë titullin ‘’German International’’ përballë çekut Jakub Synek. 10 raunde të luftuara ku Jurgen Uldedaj arriti të hedhë në tapet kundërshtarin Synek.
Rr. Lelçaj Lezhë, 07.02.2018

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe