Frrokaj takon dhe mbështet banorët e Torovicës që protestojnë për ndertimin e rrugës

Protestës së banorëve të Torovicës për shtrimin e rrugës që është tërësisht e amortizuar iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë, Fran Frrokaj, i cili deklaroi se projektin për shtrimin e rrugës bashkia e ka paraqitur disa herë për financim në Qeveri dhe institucione të tjera.
Pasi shprehu të gjithë mbështetjen për kërkesat e tyre, Frrokaj iu premtoi banorëve se do të jetë më ta edhe ditën e neserme në protestë. E cila ka për qëllim devijimin e rrugës Balldre-Shkodër, në kahun tjetër nga Torovica, si mënyrë që qeveritarët të njihen me realitetin e hidhur të asaj rruge dhe të jetës së tyre.
Nga ana tjetër edhe Prefekti i Lezhës, Eduard Ndreca tha se do ta përcillte zërin e banorëve në institucionet qeveritare dhe se kësaj proteste do t’i bashkohet edhe ai vetë.
Dhe kështu ndodhi vërtetë. Kryetari i Bashkisë Lezhë z.Fran Frrokaj iu bashkua protestës së banorëve të Torovicës edhe në ditën e dytë ku për disa minuta bllokuan rrugën Balldre-Shkoder.Trafiku u devijua në rrugën e shkatërruar të Torovicës ndërsa kryebashkiaku Frrokaj tha se,kjo protestë ka si qëllim thirrjen ndaj qeverisë për të nderhyrë pasi projekti është dërguar për financim disa herë.Prefekti i Lezhës z.Eduard Ndreca i cili ishte në këtë protestë u shpreh optimist për ndërtimin e këtij segmenti rrugor.
Rrok Lelçaj      21.04.2017

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe