Frrokaj uron besimtarët musliman për festën e Kurban Bajramit

Komuniteti musliman i Lezhës ka festuar Kurban Bajramin. Myftia Agim Tereziu ka pritur në xhaminë e qytetit, autoritete të kishës katolike,  pushtetit lokal dhe partive politike , të cilët i falenderoj për vizitën, duke theksuar se Kurban Bajramai është simbol i sakrificës, sinqeritetit dhe devotshmërisë që besimtari duhet të ketë për krijuesin e gjithsisë. Ndaj, vijoi Tereziu, Kurbani na afron më afër Zotit dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë ditë të begatë dhe të jemi më pranë njerzëve në nevojë. Kreu i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj, ka qënë ndër të parët që ka vizituar e uruar komunitetin musliman te Lezhës për festën e Kurban Bajramit. Frrokaj theksoi se, dua të uroj gjithe besimtarët musliman të Lezhës që kjo ditë ripërtëritje besimi të shërbejë për të çliruar shpirtrat nga brengat e vështirësitë e përditëshme e të ju japë më shumë forcë e shpresë për të ardhmen, paqe, mirëqenie, harmoni dhe mbi të gjitha dashuri për njeri-tjetrin.
Më pas kreu i Bashkisë Frrokaj ka festauar me fëmijët e Qendrës Kuilturore “Gjergj Lacaj”  Lezhë, të cilët për festën e Kurban Bajramit kishin përgatitur enkas një koncert më këngë, valle e muzikë orkestrale me instrument popullor të traditës.

Lezhë, 01.08.2017 Përgatiti Rrok Lelçaj

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe