Ftese për oferte në kuadër të projektit “Rrjeti Rinor Lezhë – LYONET”

Organizata “Dora e Pajtimit” po zbaton projektin “Rrjeti Rinor Lezhë – LYONET” në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), që financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Bashkia Lezhë dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është fuqizimi dhe nxitja e përfshirjes së të rinjve në pjesëmarrjen aktive të qeverisjes vendore dhe jetës sociale, ekonomike e kulturore të qytetit.

Ky qëllim do të arrihet përmes krijimit të klubeve rinore në 7 shkolla të mesme, që do të finalizohet me krijimin e Rrjetit Rinor, me përfaqësues nga çdo shkollë të përfshirë në projekt.

Krijimi i rrjetit rinor do te nxisë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e kompetencave qeverisëse ndërmjet grupeve të të rinjve dhe autoriteteve vendore duke përmirësuar shërbimet ndaj të rinjve, duke nxitur veprime që rrisin identitetin evropian dhe pjesëmarrjen aktive në jetën social ekonomike e kulturore të rinisë së Lezhës.

Ofertat :
Ju jeni të lutur të paraqitni ofertën tuaj për shërbimin e furnizimit të Organizatës: Dora e Pajtimit – DeP me pajisje IT (materialet e listura në aneksin A, bashkangjitur Kërkesës për Ofertë).
Ju jeni të lutur të paraqitni ofertën tuaj për Organizatën: Dora e Pajtimit – DeP për shërbimin katering
Ju jeni të lutur të paraqitni ofertën tuaj për shërbimin e furnizimit të Organizatës: Dora e Pajtimit – DeP me materiale për rinovimin e Qendrës LYONET

Materialet PDF :

1. Ftese per Oferte DeP - IT REV”

2. Ftese per Oferte DeP - Katering REV”

3. Ftese per Oferte DeP - Mobilje REV”

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe