Funksionimi i Qendres

qendra_ditore

Qendra Ditore e zhvillimit "Trendafilat" eshte vendosur ne konviktin e vajzave te shkolles se mesme profesionale, prane kompleskit te shkollave qe nga viti 1996. Ajo funksionon si qender e perkujdesit shoqeror qe trajton femije dhe te rinj me aftesi te kufizuara mendore dhe fizike. Femijet qe frekuentojne qendren tone vijne kryersisht nga rrethi i lezhes, por ka femije dhe nga dy rrethe te tjera Kurbin dhe Mirdite.

 

qendra_ditore1

Aktualisht ne qendren tone trajtohen 32 femije dhe te rinj me aftesi te kufizuara te moshave dhe diagnozave te ndryshme. Kerkesat e prinderve per t'i sjelle femijet ne kete qender kane qene gjithnje e ne rritje. Personeli i qendres perbehet prej 13 personash nga te cilet 7 jane specialiste dhe pjesa tjeter punonjes qe iu kryejne sherbime te vecanta femijeve. Jeta e femijeve ne kete qender eshte e larmishme, merr shume kuptim pasi ndryshon nepermjet aktiviteteve integruese. Qendra ka vizionin e saj si nje shoqeri me te drejta te barabrta per te gjithe, nje shoqeri gjitheperfshirese.

 

qendra_ditore2

Misioni i saj eshte permiresimi i kapaciteteve, mbrojtja e te drejtave, ndryshimi i statutit social te femijeve me aftesi te kufizuara mendore dhe fizike, me qellim integrimin e plote te tyrene shoqeri. Pas punes kembengulese te punonjesve te qendres ka disa femijete qendres qe pas nje terapie intensive eshte mundesuar integrimi i tyre ne jeten shkollore. Baze e cdo lloj veprimtarie ne qendren tone jane lojerat dhe aktivitetet e ndryshme si festa, ditelindje, pushime ne bregdet, shetitje ne vende piktoreske, konkurse sportive dhe artistike, ekspozita me punimet e femijeve, pjesemarrje ne olimpiada, etj. Prinderit jane pjese integruese e punes ne qender. Familja si pjese e rendesishme e punes tone ka qene dhe eshte bashkepunetori me i mire i institucionit.

 

qendra_ditore3

Nga ne, shpesh here organizohen tryeza te rrumbullaketa me prinderit ku merret mendimi i tyre mbi ecurine e femijeve te tyre ne kete qender si dhe kerkohet vazhdimisht bashkepunimi i tyre ne hartimin e planeve te punes per femijet, ne menyre qe te koordinohet puna per dhe te arrihet ne nje konkluzion konkret te ecurise se femijes. Ne te gjithe aktivitetet e zhvilluara bashkepunojme me to per mbarevajtjen e punes me te vetmin qellim qe keto femije te gjenden si ne shtepine e tyre ketu. Pergezimet dhe urimet e prinderveper punen qe kryhet ne kete qender ditore jane motivuese per punonjesit. Objektiv i bazhdueshem i yni mbetet perkujdesja e vazhdueshme dhe vendosja e sa me shume femijeve ne nevoje ne kete institucion duke bashkepunuar ngushte me pushtetin vendor dhe ojf e ndryshme qe operojne ne fushen e aftesise se kufizuar.

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe