Futbollistit Nikolin Lorenci i akordohet titulli: “Qytetar Nderi i Lezhes”

Me propozim të kryetarit të Bashkisë z.Fran Frrokaj, Këshilli i Bashkisë Lezhë me Vendimin nr.218 date 4.12.2017, ka vlerësuar z.Nikolin Lorenci me titullin ‘Qytetar nderi”me motivacionin “Për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e futbollit lezhjan dhe edukimin dhe trajnimin e brezave ndër vite”. Me kete rast Frrokaj ka pritur  Nikolin Lorencin i cili shoqerohej nga shoke e te aferm dhe nje grup sportistesh, gazetaresh e simpatizues te sportit lezhjan. Duke i dorezuar titullin e nderit kreu i Bashkise evidentoi kontributin e Nikolin Lorencit si futbollist i Beselidhjes, mesues i edukimit fizik dhe trajner. Me te njejtin vleresim per kete figure te nderuar te sportit lezhjan u shpreh dhe kryetari i Keshillit Bashkiak Kristian Gjidodaj. Duke marre kete titull Lorenci u shrehu mirnjohje zotit Frrokaj dhe Keshillit Bashkiak per nderin dhe vleresimin qe i bejne. Nderkohe gazetar dhe ish futbollist te Beselidhjes shprehen me nota pozitive konsideratat e tyre superiore per Lorencin, i cili si futbollist beri shume emer ne fushat e blerta te stadiuemeve tona .
Nikolin Lorenci është një ndër kontribuesit më të spikatur në fushën e arsimit dhe të sportit lezhjan, dhe një ndër protagonistet për lartësimin e futbollit nën emrin “Beslidhja”. Pjesëmarrës në futbollin elitar, kombëtar, trajner e drejtues, aktualisht i angazhuar pranë FSHF-së .
Rr.Lelçaj                Lezhe, 27.12.2017

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe