Guidë turistike në Troshan të Lezhës

Zadrima e Lezhës me fushat e pafundme është një zonë  me potencial të konsiderueshem ekonomik por dhe me një kulturë të adminirueshme, histori të lavdishme dhe resurse turistike me vlera unikale në rajon. Destinacionet historiko-turistike të saj i gjen në shumë fashatra piktoresk të kësaj krahine. Për të njohur dhe promovuar me mirë këto vlera restoranti “Hylli i Drites” në Troshan në bashkëpunim me Bashkinë Lezhe  dhe agjensi të ndryshme turistike që oprerojnë në rrethe të ndryshme të vendit, organizuan një Guidë Turistike ditore me intenerar fshatrat Troshan , Krajn dhe Kallmet.
    Me një program të detajuar dhe shumë premtues, pronarët e restorantit Preç dhe Fatmir Ndoi kishin marrë të gjitha masat për levizjen e vizitoreve e të ftuarve të tjere, për të parë  të gjitha pikat me interes historik dhe turistik që ofrojnë këto fshatra.
Ndalesa e parë bëhet në Kolegjin Françeskan në Troshan. I hapur ne vitin 1882, shpallur monumenet kulture, ai ka nxjerrë françeskanë të shquar, si at Gjergj Fishta, Shtjefën Gjeçovi, Pashko Bardhi dhe Vinçens Prendushi, që studiuan dhe shërbyen këtu, duke lënë gjurmë në historinë dhe kulturën shqiptare. Prifti pader Kol Baruti dhe përgjegjësi i sektorit të trashëgimisë kulturore pranë bashkisë Lezhë Paulin Zefi shprehen më hollësisht për historinë e këtij kolegji dhe  kontributin e këtyre klerikeve atdhetare.
    Më pas u ngjitëm në drejtim të “Shkrepit të Kishës”, aty ku ndodhet Kisha e ShënNdout, pikdrisht vendi që ddshmon historinë e herëshme të Françeskanëve të fshatit Troshan, që daton në vitin e largët,1639. Një kishë e vjetër kjo por mjaft e vizitueshme nga besimtarë dhe turist të huaj.
Fshati Krajn ka qenë pika tjetër e kësaj guide. Ne ndaluam në studion e qeramikës të Vasil Kukajt, i cili prej afër 20-vitesh, ushtron këtë profesion .Ai me mjeshtërinë e tij po u jep prodhimeve të baltës forma artistike mjaft të pëlqyeshme për tregun vendas dhe të huaj.
     Ndërkohë, u futëm në disa shtëpi dhe ndjemë nga afër mikpritjen e bujarinë e zadrimorëve të Troshanit, që të servirin vetëm produkte ushqimore bio. Pasi u ngjitëm rrezë malit të Velës e vizituam dhe fermën e Preçit dhe Fatmirit kemi zbritur dhe jemi ftuar për një drekë tek restoranti i tyre “Hylli i Drites”, i cili furnizohet me prodhimet bio të fermës së ngritur lart në bjeshkë. Aty, në mënyrë kronologjike, çdo bujtës, vizitor e turist i huaj prek dhe shikon nga afër gjithë procedurën e një kuzhine bio, që nis nga ferma dhe perfundon në piaten tënde. Pjesëmarrësit shprehin konsideratat dhe vlerësimet e tyre  mjaft pozitive për këtë guidë ditore turistike. Drejtori i Turizmit, Arsimit dhe Kulturës pranë Bashkisë Lezhë Ardian Laçi, e vlerësoi si mjaft të frutshëm këtë bashkëpunim me bisnesin privat në promovimin e vlerave historike e turistike të zonës së zadrimës ne përgjithësi dhe të fshatit Troshan ne veçanti. Kështu, pas një guide ditore mjaft atraktive, largohemi nga Troshani i Lezhës me deshirën për t’u rikthyer sërish.

Troshan, 30.06.2018         Pergtiti Rrok Lelçaj

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe