Hapet për herë të parë në Lezhë zyra e sherbimit ligjor falas

Hapet për herë të parë në Lezhë Zyra e Shërbimit Ligjor Falas, si rezultat i bashkëpunimit të UNDP (Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara) dhe Gjykatës së Rrethit Gyqësor Lezhe dhe me mbështetjen e Bashkisë Lezhë.
Kjo zyrë synon një sistem inovativ të ndihmës ligjore falas që i përgjigjet nevojave të fëmijëve, familjeve dhe grupeve më në nevojë.
Në kuadër të nismave me objektiv ‘Drejtësinë për të gjithë”, kjo zyrë do të ofrojë ndihmë juridike parësore dhe dytësore, që nënkupton një këshillim të përgjithshëm deri edhe te përfaqësimi në proçeset administrative apo edhe gjyqësorë.
Bashkia Lezhë, konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Sociale, është aktive në bashkëpunimin me Zyrën e Shërbimit Ligjor Falas, duke ndërgjegjësuar qytetarët si dhe duke referuar vazhdimisht rastet që mund të trajtohen nga kjo zyrë.
Rr. Lelçaj


Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe