Historia

Historia e këtij rajoni është e hershme, mbi 2000-vjet përpara lindjes së Krishtit. Lezha, Kurbini dhe Mirdita pjesë përbërëse të këtij qarku mbartin dhe trashëgojnë vlera të rëndësishme historike. Evenimente të rëndësishme të historisë sonë kombëtare kanë ndodhur në viset e këtij rajoni, ku padyshim banorët e tij dhe veçanarisht prijësit e tyre fisnikë kanë dhënë kontributin e tyre në këto ngjarje.

Ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë së këtij rajoni veçojmë:

  • Krijimi i shtetit të parë Shqiptar, shtetit të Arbërit në vitin 1190, emblema e të cilit është gjetur në Gëziq të Mirditës dhe ruhet në Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë, ashtu si dhe emblema e Skurajve të Kurbinit e gjetur në Pllanë.
  • Në qytetin historik të Lezhës, nën drejtimin e Heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skendërbeu, më 2 Mars 1444, u mbajt Lidhja e Lezhës (Besëlidhja e Lezhës) e cila bashkoi princat shqiptar në luftën e përbashkët antiosmane.
  • Në truallin e këtij rajoni u hapën shkollat e para shqipe në rafshin kombëtar, si shkolla e Ipeshvnisë së Shnapremtes në Kurbin në vitin 1632, shkollat e Pllanës dhe Velës të vitit 1638, shkolla e Blinisht të Zadrimës e vitit 1639 etj.

Ndër monumentet e trashigimisë historiko kulturore me rëndësi kombëtare janë :

  • "Kanuni i Lekë Dukagjinit": ( Kanuni i Maleve ) i mbledhur dhe kodifikuar nga dijetari atdhetar At Shtjefen Gjeçovi.
  • " Kanuni i Skëndëndbeut" i mbledhur nga kleriku dijetar Frano Ilia
  • Mbajtja e Kuvendit të Arbërit në fshatin Mërqi të Kallmetit të Lezhës, më 14 Janar 1703 dhe botimi në gjuhën shqipe i "Koncilit" 1706.
  • Vetëqeverisja e Mirditës me dymbëdhjetë bajrakët e saj të prirë nga dera princore e Gjonmarkajve.

Bashkëjetesa ndërfetare e trashëguar ndër kohëra është një vlerë që banorët e këtij rajoni kanë trashëguar ndër vite dhe po e çojnë më lart. Këtë fakt të bukur e deshmojnë mijëra pelegrinë me besime të ndryshme që vijnë nga e gjithë shqipëria dhe diaspora në Kishën e Shnandout në Laç, duke e kthyer atë në një nga qendrat më të mëdha peligrinazhit fetar në Shqipëri

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe