INAUGURIMI I CASA OLA: Qendra për Shëndetin e Gruas dhe Fëmijës

bashkia  casaola

casaola1

Bashkia Lezhë & Operae Life Onlus
ju ftojnë  në:
INAUGURIMI I CASA OLA:
Qendra për Shëndetin e Gruas dhe Fëmijës

Është kënaqësi t'Ju ftojmë në ceremoninë e Inaugurimit të CASA OLA, në Lezhë, me datë 10 mars, duke filluar nga ora 10:30.
Kjo është një vepër shumë domethënëse, dedikuar kujdesit të shëndetit të gruas dhe fëmijës në Rajonin e Lezhës, e cila është bërë e mundur falë angazhimit të shumë personave dhe resurseve të angazhuara nga institucione publike e privatë.
Këtu duam të përmendim Rajonin e Trentino- Alto Adige, Shoqatën Stella Matutina të Veronës, Solidea të Trentos, Fondacionin Katolik të sigurimeve, për të cituar vetëm disa.
Qendra është kërkuar dhe mbështetur nga Bashkia Lezhë, nga e cila nuk ka munguar përkrahja dhe vlerësimi i vazhdueshëm.
Qendra është për qytetarët e Lezhës, mbi të gjitha për për më të varfrit të cilët do të donim që të gjenin këtu një pikë të sigurtë referimi për problemet me shëndetin, si dhe një vend vend për të dnërtuar marrëdhënie të reja, njohje dhe për të ndërtuar miqësi.
Ju ftojme të merrni pjesë në inagurimin e kesaj qendre të rendësishme për Bashkinë e Lezhës.

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe