Infrastrukturë mbështetëse për favorizimin e lëvizjes me biçikleta

bicikleta

Biçikleta nuk është një mjet lëvizës që përdoret gjerësisht në qytetin e Lezhës, por nuk mungojnë qytetarët që kanë zgjedhur këtë mënyrë për të lëvizur në qytet.
Për shkak se është një qytet i vogël edhe përdorimi i biçikletës konsiderohet si më praktik. Biçikletat i sheh të lidhura nëpër totuare apo pemë, kryesisht në qendër të Lezhës.
Kjo situatë ka tërhequr edhe vëmendjen e drejtorisë së shërbimeve në bashkinë Lezhë. Specialistët dhe inxhinierët e saj kanë nisur rikonceptimin e lëvizjes në qytet duke mundësuar edhe shërbime shtesë që kanë munguar. Vendqëndrimet për biçikleta janë pjesë e këtij plani që ka nisur të zbatohet në këtë njësi vendore.
Drejtori i shërbimeve, Ndue Lushi thotë se në fokus do të jenë vendstacione për lënien e biçikletave, vendqëndrimet për invalidët, shtimin e vendqëndrimeve për taxi dhe parkingjet e rezervuara. Tendenca është për të bërë lëvizjen me biçikleta kulturë në Lezhë, e cila sipas tij, do të ndihmojë qytetarët të lëvizin më shpejt dhe të shmangin trafikun, e nga ana tjeter do të lehtësojë qarkullimin në rrugët e Lezhës, i cili në periudha sezonale bëhet i pakalueshëm.
Fëmijët dhe mosha e mesme janë kategoritë që përdorin biçikleta në Lezhë, por drejtuesit e bashkisë janë të bindur se nëse krijohen mundësi dhe lehtësi për poseduesit e këtij mjeti lëvizës atëherë edhe numri i përdoruesve do të vijë duke u rritur.

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe