Inspektori i mjedisit, strehimit dhe emergjencave civile

INSPEKTORIATI I MJEDISIT

Baza ligjore mbi te cilat operon: ligji nr.8652 date 31.07.2000 "Per pushtetin vendor"; Ligji nr.8934 date 05.09.2002 "Per mbrojtjen e mjedisit"; Ligji nr.8990 date 23.01.2003 "Per vleresimin e ndikimit ne mjedis"; Ligji nr. 8094 date 21.03.1996 "Per largimin publik te mbeturinave"; Ligji nr.9115 date 24.07.2003 "Per trajtimin mjedisor te ujrave te ndotura"; Ligji nr.8879 date 10.05.2002 "Per mbrojtjen e ajrit nga ndotjet"; Ligji nr. 7697 date 07.04.1993 "Per kundravajtjet administrative"

Problem qe ndiqen:

  • Harton planin e veprimit ne funksion te ruajtjes se mjedisit, duke perfshire mbrojtjen e funksioneve natyrore te tokes ne siperfaqe e thellesi nga ndotjet prej veprimtarive natyrore ose atyre njerezore te cilat deformojne funksionet e tokes. Perfshire ketu ndotje me te ngurta e inerte, gerryerje nga ujerat natyrore ose te rrjeteve shperndares e mbledhes.
  • Bashkepunon ne menyre te vazhdueshme me institucionet monitoruese te parametrave mjedisore per ndotje me te ngurta, te lengeta dhe te gazta ne toke, ujra dhe ajer duke perfshire dhe ndotjen akustike.
  • Kontrollon ne menyre te vazhdueshme gjendjen mjedisore ne territor, konstaton dhe nderhyn te shkelesit e ligjeve per mbrojtjen e mjedisit per kthim te situates brenda paramentrave normal. Ne rast te parametrave jashte normave kerkon marrjen e masave sipas ligjit per ndeshkimin e fajtoreve nen moton "ndotesi paguan".
  • Bashkepunim ne vazhdimesi me Sh.A. Ujesjelles Kanalizime per sasine dhe cilesine e ujit te pijshem dhe ndjek problemet e funksionimit te rrjetit te largimit te ujrave te perdorura duke nderhyre per normalizim.
  • Kontrollon veprimtarite prodhuese qe kane ndikim ne mjedis duke ndotur ajrin me gazra e tymra dhe evidenton veprimtarite qe bejne ndotje akustike.
  • Bashkepunon me institucionet monitoruese te parametrave mjedisore lokale dhe te specializuara si D.R.SH Publik, Drejtorine Rajonale te Mjedisit, Ministrine e Mjedisit, Ministrine e Puneve Publike , Transportit etj. dhe shkemben te dhena te monitoruara.

ZYRA E STREHIMIT

Funksionon mbi bazen e ligjeve: Ligji nr. 9232 date 13.05.2004 "Per programet sociale te strehimit te banuara te zonave urbane", VKM nr.814 date 03.12.2004 "Per normat e strehimit" dhe akteve te tjera nen ligjore qe I sherbejne problemeve te strehimit si marreveshje, udhezime te strukturave shteterore.

  • Zyra e strehimit ne bashkepunim me struktura te tjera te bashkise ka pergatitur programin 10-vjecar per strehim e banoreve te qytetit Lezhe miratuar ne Vendimin e Keshillit Bashkiak me nr. 41 date 04.12.2009 si dhe sistemin e pikezimit per vleresimin e qytetareve ne nevoje strehimi.
  • Ne kete zyre jane te identifikuar familjet ne nevoje per strehim duke filluar nga viti 2005.
  • Jane bere perditesimi i rregjistrave te qytetareve ne nevoje per strehim si dhe klasifikimi sipas vleresimi mbi bazen e sistemit te pikezimit.
  • Jane evidentuar nga viti 2005- 10.06.2012, 658 familje me dokumentacion te plotesuar sipas kerkesave te ligjit nr. 9232 .
  • Akti I marreveshjes midis MPPT dhe Ministrave te Financave me BKT per lehtesim te zgjidhjes se nevojave te strehimit shprehet ne udhezim nr.6257 date 13.05.2008
  • Mbi bazen e ketij udhezimi jane klasifikuar qytetaret ne nevoje per strehim dhe ka perfituar te drejten per aplikim prane BKT per marrje kredie me interest e lehtesuara per blerje banese 470 familje ndersa 188 familje nuk I plotesojne kriteret e percaktuara ne udhezimin nr. 6257 date 13.05.2008.
  • Nga 470 familjet perfituese te mundesise kreditimet qe kane aplikuar prane BKT kane mbyllur praktikat me BKt dhe entin kombetar te banesave duke blere banesa  85 familje te cilat me njoftimet e EKB jane hequr nga lista e qytetareve ne nevoje per strehim.

ZYRA EMERGJENCAVE CIVILE

Aktiviteti bazohet ne legjislacionin  Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, ne ligjin nr. 8756 date 26.03.2001 "Per emergjencat civile", VKM nr.206 date 26.03.1998 "Per kriteret e pjesemarrjes se shtetit ne perballimin e demeve ne rast fatkeqesie", VKM nr. 654 date 18.12.2002 "Per tarifat e perdorimit te mjeteve private ne situate emergjence" VKM nr. 15 date 10.07.2003 "Per komisionet vendore te emergjencave civile "  dhe VKM nr. 329 date 16.05.2012 "Per kriteret e procedurat e dhenies se ndihmes shteterore financiare per mbulimin e demeve".  Mbi bazen e ketij legjislacioni dhe te tjera eshte ndertuar puna e zyres se emergjences civile prane bashkise. Kjo zyre eshte ne strukturen e Drejtorise se Sherbimeve dhe mbulohet nga nje specialist krahas detyrave te tjera.

  • Eshte ndertuar plani i emergjencave civile i cili freskohet cdo vit dhe miratohet nga kryetari i bashkise dhe kryetari i komisionit te emergjencave.
  • Permbushja e detyrave te zyres se emergjencave civile behet mbi bazen e legjislacionit dhe planit te emergjencave ku jane te pershkruara te gjitha skenaret per veprim ne rast emergjence.
  • Per periudhen 2 vjecare kemi patur 4 raste renie zjarri ne banesa per te cilat eshte proceduar sipas udhezimeve dhe VKM-se nr. 206 date 26.03.2001 dhe nje rast sipas VKM nr. 329 date 16.05.2012.
  • Kemi  te evidentuar te gjitha zonat potenciale per rrezik nga permbytjet.
  • Bashkepunohet sistematikisht me zyren e emergjencave prane prefectures dhe me P.M.N.Z.SH per cdo cfaqje rreziku.
  • Kemi qene pjesemarres ne seminare rajonale e te organizuara nga M. P. Brendeshme dhe Drejtoria e pergjithshme te emergjencave civile ku jane trajtuar skemave te rasteve te emergjencave.

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe