Inspektoriati Ndertimor Urbanistik

Prane Bashkise Lezhe funksionon Inspektoriati Ndertimor Urbanistik, i cili nepermjet kryeinspektorit dhe inspektoreve, ushtron pergjegjesite e kontrollit dhe te zbatimit te ligjshmerise e te standarteve teknike ne fushen e ndertimit dhe urbanistike dhe ato te parashikuara me ligje te tjera, ne territorin brenda juridiksionit administrativ te Bashkise Lezhe.

Struktura e Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik te bashkise eshte miratura me vendim te Keshillit te Bashkise Lezhe, me propozimin e Kryetarit te Bashkise, Z.Viktor Tushaj. Inspektoriati Ndertimor Urbanistik drejtohet nga kryeinspektori, i cili emerohet nga Kryetari i Bashkise. Per permbushjen e detyrave te percaktuara me ligj, Inspektoriati Ndertimor Urbanistik i mbeshtetet nga Policia Bashkiake.

Inspektoriati Ndertimor Urbanistik bazohet ne ligjin nr. 9780, date 16.07.2007 per " Inspektimin e Ndertimit ", ligjin nr10119, date 23.04.2009 per "Planifikimin e territorit" dhe Vendimin e Keshillit te Ministrave nr.862 date 5.12.2007

Detyrat dhe përgjegjësitë e Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik

  1. Inspektimi dhe kontrolli i subjekteve ndërtues;
  2. Verifikimi dhe kontrolli i cdo procedure (kërkesë, ankes si dhe konstatimet në terren) të ndjekur nga ana e inspektorëve duke respektuar të gjitha afatet e parashikuar me ligj;
  3. Shkëmbimi i informacioneve dhe ndjekja e praktikave të përbashkta me I.N.U.K.;
  4. Prioriritet kanë projektet e miratuara në Urbanistikë si p.sh.për sistemimin e blloqeve të banimit, zgjerimi i infrastrukturës rrugore, etj.
  5. Bashkëpunimi me njësitë bashkiake apo komunare;
  6. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacioneve me të gjithë Drejtorite e Inspektoriatet brenda Bashkisë dhe Policinë Bashkiake.
  7. Mbajtja e kontakte të vazhdueshme me Z.V.R.P.P, me Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI, Arkivën vendore për verifikim dhe konfirmim dokumentesh;

Insoektoriate Ndertimor Kontrollon:

Ndertimet me dhe pa leje( keto objekte përcaktohen në ligjin "Per disiplinimin e punimeve te ndertimit" dhe "Per Urbanistiken" perfshire: - rikonstruksione, zgjerime, ndryshime destinacioni).

Për objekte pa leje:

Urdhëron menjëherë pezullimin e ndërtimit dhe ndjek të gjithë hapat e percaktuara me ligj.

Për objektet me leje:

  1. Verifikon dokumentacionin tekniko-ligjor dhe zbatimin e kondicioneve të sheshit dhe lejes së ndërtimit të objektit në ndërtim;
  2. Ndryshimet në vendosje;
  3. Ndryshimet në permasa dhe volum;
  4. Ndryshimet në arkitekturë;
  5. Mungesa ne dokumentacion;
  6. Kontrollon kantierin e ndërtimit, sigurimin teknik etj.

Evidentimi dhe Vendimi per objektet e paligjshme:

1. Proçes-verbal i konstatimit i cili mbahet gjate punes ne terren te inspektoreve.

Pas kontrollit te objektit mbahet proçes-verbali ku pasqyrohen gjendja aktuale, mangesite dhe detyrat per subjektin ndertues.

2. Vendimi per Pezullimin e punimeve, merret ne rastin kur eshte i nevojshem nje afat kohor paraprak per marrjen e vendimit per permbushjen e detyrimeve ligjore  ne fushen e ndertimit dhe te urbanistikes si dhe per marrjen e vendimit per prishjen e objektit te paligjshem.

3. Vendimi i Denimit me Gjobe, merret ne perputhje me legjislacionin ne fuqi ne fushen e ndertimit, sipas llojit te shkeljeve ne fushen e ndertimit.

4. Vendimi per prishjen e Ndertimit te kundraligjshem, merret ne perputhje me legjislacionin ne fuqi ne fushen e ndertimit, nuk plotesohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe kur ka parregullsi ne zbatimin e punimeve ne objekt.

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe