Inspektoriati i sherbimit veterinar dhe i mbrojtjes se konsumatorit

A. Sektori i Sherbimit Veterinar

Ky sektor u riorganizua nen kujdesin e Kryetarit te Bashkise, me nje vizion tjeter te qarte e te nevojshem, ne mbrojtje te konsumatorit Lezhian. Kjo edhe me miratim te Keshillit Bashkiak. Misioni i ketij sektori eshte dhe mbetet "Mbrojtja e shendetit te konsumatoreve duke rritur sigurine e perdorimit te produkteve ushqimore, sidomos ato me origjine shtazore". Funksionjmi i tij bazohet ne legjislacionet perkatese si: ligji nr.8652 date 31.07.2000 "Per organizimin e funksionimin e Qeverisjes Vendore", ligji nr.10465 date 29.09.2011 "Per sherbimin veterinar ne RSH", ligji 9863 date 28.01.2000 "Per ushqimin", ligji nr.7643 date 02.12.1992 "Per inspektoriatin sanitar shtetror" dhe ligji nr.8934 date 05.09.2002 "Per mbrojtjen e mjedisit", gjithashtu edhe nga aktet normative qe burojne nga keto ligje, si dhe nga aktet e dala nga institucioni i Kryetarit te Bashkise dhe Keshillit Bashkiak, per fuqizimin e ketij sektori. Stafi i ketij sektori eshte shtuar, duke u bere me tre specialist te larte, ku pergjegjesi eshte specialitet agronom me pervoje ne drejtim, dhe dy ekspert specialistet veterinar me eksperience. Ky staf i ofron konsumatorit Lezhian jo vetem sherbim profesional sanitaro-veterinar te mishit e peshkut, por i jep prioritet sigurise ushqimore te konsumit per produktet e nenproduktet ushqimore blegtorale dhe agro-ushqimore, ne funksion te ruajtjes shendetit publik ne territorin e Bashkise ne disa drejtime:

  1. Permiresimin e parametrave teknik, teknologjik dhe bashekohor te ambjenteve, stabilimenteve apo lokaleve, ku prodhohen, manipulohen, grumbullohen, perpunohen, transportohen dhe tregtohen produkte ushqimore, konform legjislacionit te mesiperm. Do forcohet kontrolli sanitraro-veterinar i produkteve mish, peshk dhe bylmetrave, qe nga kontrolli klinik i kafsheve para e pas therjes, ekspertizes se mishit dhe deri ne vulosjen dhe certifikimin e mishit te konsumueshem nga qytetaret.
  2. Forcim i kontrollit te subjekteve qe tregtojne produkte ushqimore, jo vetem per produktet qe vijne nga qyteti i Lezhes, por vecenarisht per mishin qe vjen nga pikat e therjes te NJQV Zejmen, Dajc dhe Lac-Vau-Dejes, per te cilat deri tani kemi patur probleme si per certifikatat veterinare dhe vula te pa qarta. Shpresojme te gjejme zgjidhje bashkepunuar me kryetaret e Njesive Vendore. Rol te rendesishem do luajme edhe ne mos lejimin e tregut informal te prodhimeve blegtorale, peshk dhe fruta zarzavate ne rruge e trotuare te qytetit.
  3. Stafi do te beje perpjekje per te zbatuar vendimin e Keshillit Bashkiak nr.97 date 12.12.2011, per detyrimet qe ka ky sektor per paketen fiskale te vitit 2012, ne vjeljen e detyrimeve tatimore qe kan subjektet e prodhimit e tregtimit te produkteve ushqimore, vecenarisht ato te mishit e te peshkut, megjithe veshtersite qe do te hasen si vit i pare i kesaj forme tatimi.
  4. Vlersim te vecante do te kete, plotsimi i dokumentacionit teknik si:
  • Plotesim i rregullt i buletinit veterinar mujor.
  • Hartim e zbatim i programit per zhvillimin e kurseve te kualifikimit me punonjesit e thertores (kasapet), transportuesit dhe tregtaret e produkteve ushqimore.
  • Plotesim i akt-kontrolleve te modifikuara kete vit, dhe aplikimi i tyre ne subjektet prodhuese e tregtuese te produkteve ushqimore qe nuk zbatojne rregullat dhe udhezimet, te cilat jane shperndare ne cdo subjekt konform ligjeve perkatese, si dhe marrjen e masave ndeshkimore e administrative me Policine Bashkiake dhe ate te Shtetit.

B. Sektori i Mbrojtjes se Konsumatorit

Do ti japim rendesi ndergjegjesimit publik, duke perdorur te gjitha mundesite qe ofron media e shkruar dhe media vizive lokale dhe kombetare me objeksion "Forcimi i mbrojtjes se konsumatorit", ne keto aspekte:

  • Hartim i programeve te bashkepunimit me AKU (Autoriteti Kombetar i Ushqimit), DRBU(Drejtoria Rajonale e Bujqesise dhe Ushqimit), DRSHP (Drejtoria Rajonale e Shendetit Publik), ne funksion te rritjes se performances se sherbimit te mbrojtjes konsumatorit tek qytetaret lezhiane dhe permiresimin e politikave te cmimeve te produkteve duke ndjekur cmimet e tregut te produkteve ushqimore.
  • Organizimi i nje tavoline te rrumbullaket (bashkebisedim) me te gjtha institucionet apo aktoret qe lidhen me mbrojtjen e konsumatorit "Per rritjen e nivelit te sherbimit ndaj qytetareve".
  • Pyetesor 1 here ne muaj per vetekenaqesine e konumatoreve sipas grupmashave dhe target grupeve te ndryshme.
  • Adresim problemesh te ngritura nga konsumatoret dhe permiresim sherbimesh.

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe