JAVA EUROPIANE ME TË RINJTË E GJIMNAZEVE

Në kuadër të "Javës Evropiane", si dhe në bashkëpunim me projektin "Bashkitë për në Evropë", Bashkia Lezhë organizoi një takim me të rinjtë e shkollave të Lezhës, ku pjesë e këtij takimi ishin të rinjtë e gjimnazeve.
Gjatë takimit me Kryetarin e Bashkisë Lezhë, Kryetarin e Këshillit Bashkiak, Sekretarin e Këshillit Bashkiak dhe me Drejtorin e Arsimit, Turizmit, Kulturës dhe Sporteve në Bashkinë Lezhë u ngritën disa sugjerime nga të rinjtë në lidhje me aktivitetet dhe mënyrën se si të rinjtë të jenë sa me shumë pjesëmarrës në organizimin dhe vendimarrjen e pushtetit vendor.
Rinia është fokusi ku duhet të përqendrohet e gjithë energjia .
Kjo energji nuk ju mungon të rinjve, prandaj të gjithë bashkë mund të realizojmë aktivitete me impakt tek të gjithë.

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe