Judo

judo

Sporti elitar në qytetin e Lezhës tashmë po merr një përmasë shumë të gjerë duke e bëre këtë qytet pjesëmarrës në shumë evenimente të rëndësishme si brënda vendit ashtu dhe në kampionatet ballkanike, europiane dhe ato olimpike, duke përfaqësuesar Shqipërinë dhe nderuar klubin e sportit ku stërviten. Ky sport i ri në Lezhë nën drejtimin e kampionit të Shqipërisë njëkohësisht dhe trajner i këtij sporti Altin Përgjergji, po bën që Lezha të njihet si një qytet sportdashës në shkallë kombëtare. Judo eshte ushtruar ne qytetin e Lezhes qe nga viti 2000 dhe nga ky vit ka pasur arritje shume te medha ku vete trajneri i ekipit Altin Pergjergji eshte shpallur kampion kombetar per 10 vite rrjesht duke e mbrojtur titullin kampion deri ne vitin 2011.

ekipi_i_judo

Ka fituar disa here cmime ne ndeshje nderkombetare si ne Itali, Maqedoni, Kroaci, Kosove, Turqi, Greqi, Mali i Zi etj. Ai e filloi kete rruge qe ne moshe shume te re dhe vazhdoi me pas me trajnime ne Itali, ku mori diploma dhe grada te firmosura nga mjeshter te medhenj te Judo ne Itali si Silvano Gabotti dhe Angelo Boschetti.

Klasifikimi ekipor ne vite

13.03.2004-Kampion kombetar per femije mosha 10-12 vjec

17.04.2004-Kampion kombetar per kadet mosha 12-14 vjec dhe vendin e trete per te rinj per moshat 15-18 vjec

20.05.2006-Kampion kombetar per moshat 12-14 vjec

03.11.2007-Kampion kombetar per moshat 8-10 vjec

01.06.2008-Kampion kombetar per moshat 12-14 vjec

26.04.2008-Kampion ne kupen "Anton Shkoza" per te rinj

14.06.2009-Vendi i dyte per te rinj kampionati kombetar

04.06.2012-Kampion I Shqiperise ne kategorine kadet.

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe