KREU I BASHKISË LEZHË PJERIN NDREU PRITI EKIPIN E MUNDJES “BESËLIDHJA”

Kreu i Bashkisë Lezhë z.Pjerin Ndreu priti në një takim miqësor ekipin e mundjes “Besëlidhja”, i cili zuri vendin e dytë në kampionatin e fundit të organizuar para pak ditësh në Shkodër. Duke i falenderuar sportistët për rezultatet e arritura, Ndreu u garantoi atyre mbështetje të vazhdueshme për ta çuar këtë sport në traditën e viteve ku Lezha është dalluar dhe vlerësuar gjithnjë për kualitetet e spikatura.
Palestra e stërvitjes, mbështetja e aktiviteve dhe talenteve të reja, premtoj Ndreu, do jenë gjërat që bashkia do të bëjë.
Rrok Lelçaj, 11.11.2019

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe