KREU I BASHKISË LEZHË PJERIN NDREU TAKOHET ME BANORËT E FSHATIT TRESH, ZEJMEN

Kreu i Bashkisë Lezhë z.Pjerin Ndreu është takuar me banorë të Fshatit Tresh të Njësisë Administrative Zejmen. Gjate inspektimit të fillimit të rrugës, Ndreu u shpreh se, pas shqetësimit të banorëve për projektin, konkluduam që të ndërhyjmë në sistemimin e ujërave të shiut të paparishikuara më parë në projekt dhe me pastrimin e kanalit që është mbushur me inerte, duke përmbysur kështu urën e kalimit në shkollë. Projekte të dobëta në zbatim po inspektohen për të bërë korigjimin e mundshëm dhe për të rritur cilësinë e investimit.
Rrok Lelçaj

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe