KËSHILLI BASHKIAK I LEZHËS MIRATON PAGESËN E QIRASË PËR 160 FAMILJET E PARA TË DËMTUARA NGA TËRMETI I 26-NËNTORIT

Këshilli Bashkiak i Lezhës, nën drejtimin e kryetarit Ernest Rakaj, në mbledhjen e radhës, me shumicë votash miratoi projektvendimin që kishte të bënte me pagesën e qirasë sipas vlerës së tregut të lirë, për familjet e evakuara nga banesat e tyre të dëmtuara nga tërmeti i 26-Nëntorit.  Kreu i Bashkisë Pjerin Ndreu theksoi se 160 familjet e miratuara janë kontigjenti i parë që do përfitojnë bonus qiraje por ne nuk do ndalemi këtu, dhe skema do fillojë të funksionojë që këtë muaj. 
Ndreu nënvizoi faktin se problem mbeten pallatet e vjetra te Lagjja “Besëlidhja” dhe katër pallate tek Lagjja “Gurra”. Por. brenda kësaj jave do mbyllim proçesin e këtyre pallateve dhe do merret vendim në Këshill se çfarë duhet prishur dhe çfarë jo. Në mbledhje pati debat për problemin e strehimit të familjeve në raport me sipërfaqen që kanë patur në shtëpitë e tyre.
Kryetari i Bashkisë Pjerin Ndreu informoi në Këshill se pjesa dërrmuese e financave të qirase do përballohet me të ardhurat e bashkisë.
Në fund, Këshilli Bashkiak miratoi dhe projektvendimin për përdorimin e fondit të kushtëzuar për bllokndihmën ekonomike deri në 6% për muajt Nëntor-Dhjetor 2019.
Përgatiti: Rrok LELÇAJ, Lezhë, 16.12.2019

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe