KËSHILLI I BASHKISË LEZHË I JEP TITULLIN “QYTETAR NDERI” MJEKUT AGRON BELISHOVA DHE “MIRËNJOHJA E QYTETIT” BIZNESMENIT KRISTIAN KOLA

Këshilli i Bashkisë Lezhë i jep titullin “Qytetar Nderi” mjekut Agron Belishova dhe “Mirënjohja e Qytetit” biznesmenit Kristian Ndue Kola. Në mjediset e bibliotekës publike “Gjergj Fishta” u organizua ceremonia për dhënien e titujve të nderit. Kreu i Bashkisë së Lezhës z.Fran FRROKAJ vlerësoi kontributin e shquar të mjekut Agron Belishova i cili shërbeu me përkushtim në Lezhë për afro tridhjetë vite, si dhe punën e bisnesmenit Kristian Ndue Kola në përmirësimin e cilësisë së jetës për komunitetin e fshatit Spiten dhe të Njësisë Administrative Zejmen. Folës të tjerë, politikanë, intelektualë e bashkëpunëtorë, vlerësuan punën e palodhur e plot përkushtim të mjekut Belishova dhe bisnesmenit Kola. Mjeku Agron Belishova dhe biznesmeni Kola shprehën mirënjohje ndaj Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak për vlerësimin dhe nderin që ju bënë. Më pas, kryetari i Këshillit të Bashkisë, Kristian Gjidodaj, u dorëzoi titujt e nderit.
Evenimente të tilla të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak të Lezhës, që kanë në fokus të tyre vlerësimin e nderimin e njerëzve të punës dhe personaliteteve të shumë fushave të cilët kanë dhënë e japin për Lezhën, priten ngrohtë e me interes nga intelektualë dhe qytetarë.
Lezhë, 15.06.2019. Përgatiti, Rrok Lelçaj

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe