KËSHILLI I BASHKISË LEZHË MIRATON PAKETËN FISKALE PËR VITIN 2020

Nën drejtimin e Kryetarit Ernest Rakaj, në mbledhjen e tij të radhës, Këshilli Bashkiak i Lezhës, shqyrtoi dhe miratoi disa projektvendime që kishin të bënin kryesisht me paketën fiskale për vitin 2020 dhe listën paraprake të pronave të paluajtshme që kërkohen të transferohen në pronësi të Njësive Administrative Blinisht e Zejmen të Bashkisë Lezhë.
Pas pyetjeve dhe diskutimeve të anëtarëve të këshillit, kreu i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, theksoi se Paketa Fiskale vjen për miratim në Këshillin Bashkiak pas dëgjesave publike e diskutimeve me grupet e interesit, ku janë patur parasysh edhe sugjerimet e qytetarëve dhe bizneseve. Ndreu u ndal tek niveli i taksave dhe tarifave vendore, lehtësirat fiskale, strukturat e vjeljes së tyre dhe penalitetet ligjore që do ndiqen ndaj kundravajtësve. Kryebashkiaku Ndreu theksoi se askush nuk do përjashtohet nga taksat pasi çdo lek i derdhur në bashki do kthehet në investime dhe shërbime të përmirësuara për qytetarët e bizneset. Drejtori i Taksave dhe Tarifave Vendore Arjan Barbullushi, dha sqarime për shumë pika të paketës. Pas debateve e diskutimeve, Këshilli Bashkiak i Lezhës miratoi me shumicë votash paketën e re fiskale për vitn 2020, duke ulur 30% taksat dhe 10-20 tarifat vendore
Përgatiti: Rrok Lelçaj, Lezhë, 13.11.2019

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe