Komisioni vlerësues i konkursit shpall bocetin fitues të Gjergj Kastriotit Skenderbeu

Bashkia Lezhe ka permbyllur me sukses gjithë proçedurat e konkursit të organizuar në perzgjedhjen e bocetit më të mirë në skulpturë, kushtuar figurës së heroit tonë kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Nën drejtimit kryetarit Enver Hafizi, komisioni vlerësues u mblodh sërish dhe diskutoi per 5 bocetet e perzgjedhura në fazen e parë të këtij konkursi. Pasi mori dhe vleresimet e skulptorëve me emër në vend, juria e këtij konkursi shpalli fitues bocetin me numër 12 tëskulptorit Ardian Pepa. 
Ky është boceti i përzgjedhur dhe Suklptori Pepa, fitues i ketij konkursi, shprehet i emocionauar dhe besim plotë për t’i dhënë Lezhës një shtatore monumentale të heroit, të arrirë artistikisht, pasi ky qytet i Besëlidhjes e meriton, pasi është i lidhur pazgjidhshmërisht me figurën e Gjergj Kastriotit Skenderbeu.
Ky bocet fitues i pëërzgjedhur nga juria e konkursit do të kthehet në shtatore prej bronxi, me tre metër e gjysëm lartësi, dhe do të vendoset këtu, për karshi Memorialit  të heroit, në sheshin kryesor të qytetit të Lezhës.
Kreu i Bashkise së Lezhës Fran Frrokaj, iniciator i këtij projeti, shprehet se Lezha dhe Skenderbeu e  kanë merituar prej kohësh këtë shtatore dhe sot ndjehem mirë që po e bëjmë realitet. Siç thekson krybashkiaku Frrokaj boceti i përzgjedhur,  brenda pak muajsh do të kthehet në një shtatore dinjitoze prej bronzi, ashtu siç e meriton heroi ynë kombëtar, dhe me 2 mars 2019, në përkujtim të 575 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës do të vendoset, këtu, në sheshin kryesor të qytetit që mban emrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Rrok Lelçaj   15.10.2018

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe