Konvikti i shkolles se mesme profesionale

konvikti

Konvikti i shkolles se mesme profesionale "Kolin Gjoka" ndodhet prane bllokut te shkollave te qytetit Lezhe. Eshte nje godine 3-kateshe, ku dy kate sherbejne per akomodimin e nxenesve ne konvikt, dhe nje kat per Qendren Ditore te Zhvillimit "Trendafilat". Ky konvikt sherben vetem per vajza, pasi nuk ka vende per akomodimin e djemve, megjithe kerkesat e shumta te prinderve per strehimin e tyre. Kapaciteti maksimal i konviktit eshte 17 dhoma katershe me 68 vende.

Vajzat konviktore te regjistruara ne konvikt per vitin shkollor 2010 - 2011 (gjithsej 38), vijne kryesisht nga rrethet Mirdite, Kurbin, Komuna Ungrej, Komuna Gjegjan rrethi Puke si dhe nga fshatra te rrethit Mat.

Ne baze te VKM nr 759 dt 15/09/2010 nxenesit qe vijne nga zonat verilindore dhe qe vazhdojne shkollen e mesme profesionale, trajtohen me burse te plote nga shteti. Nga ky vendim kane perfituar pothuajse te gjitha vajzat e regjistruara ne konviktin "Kolin Gjoka".

Ne konvikt, ne saj te nje bashkepunimi shume te mire me drejtorine e sherbimeve publike jane krijuar te gjitha kushtet per nje jete normale. E gjithe baza material eshte e re. Gjate gjithe kohes funksionojne dushet, ka sistem ngrohje, jane marre masa per furnizimin pa nderprerje me uje te pijshem. Ne konvikt ka qetesi dhe siguri, pasterti dhe gatim me cilesi.

Personeli

Personeli i konviktit perbehet nga 15 persona. Drejtori i konviktit dhe dy edukatore me arsim te larte, te kualifikuar e me pervoje ne pune. 12 persona te tjere sherbejne si personel ndihmes. Sherbimi ne konvikt eshte 24 oresh, pa nderprerje. Funksionon dhe dite te Shtuna dhe te Diela si dhe dite festash. Kemi nje bashkepunim te shkelqyer me prinderit e vajzave konviktore. Ata jane mirenjohes ndaj Bashkise per perkushtimin qe ka ndaj femijeve te tyre.

Aktivitete

Me kontributin e Bashkise cdo vit kemi zhvilluar ekskursione ne vende turistike jasht rrethit me nxenesit dhe personelin e konviktit. Gjithashtu kemi nje bashkepunim shume te mire me Drejtorine e shkolles dhe stafin pedagogjik te saj per harmonizimin e trinomit konvikt - shkolle - prinder.

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe