Kreu i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj insiston në vendosjen e shtatores së Skënderbeut

Sheshi kryesor i qytetit të Lezhës që mban emrin e heroit tonë kombëtar është vendi i duhur ku pritet të vendoset shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Kreu i bashkise z.Fran Frrokaj, në një prononcim për mediat, insiston dhe argumenton para institucioneve qëndrore se ky shesh dhe pikerisht vendi ku u vendos më parë bazamenti i shtatores, i cili u prish apriori nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, është më i përshtatshmi për t’u ringritur sërish ai bazament. Kërkesa për leje, vijon Frrokaj, i është drejtuar prej kohësh Ministrisë së Kulturës dhe institucionit të Monumenteve. Presim miratimin e saj për të vendosur në pjesën veriore të sheshit shtatoren e munguar të  Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, e cila që në muajin shkurt është përfunduar nga skulptori i talentuar Ardian Pepa. Janë bërë dy takime nga ku drejtuesit e Ministrisë së Kulturës, Institutit të Monumenteve dhe Agjencisë së Shërbimit Gjeologjik, këmbëngulin për vendosjen e shtatores në një vend tjetër brenda sheshit, ndërsa përfaqësuesit e Bashkisë Lezhë insistojnë në pjesën veriore të sheshit, si vendin më të përshtatshëm, që e lartëson në piedestalin që meriton figurën e Gjergj Kastriotit dhe që shkon sinkron me vendvarrimin e heroit.
Përgatiti Rrok lelçaj    Lezhë, 01.04.2019

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe