Kriteret per marrjen e lejes se shfrytezimit
Dokumentet për pajisjen me certificate përdorimi bazuar ne
Neni 27/2
,
VKM nr.693, dt. 02.10.2019:
1. Dokumentet që duhet të paraqesë aplikuesi për pajisjen me certifikatë përdorimi janë, si më poshtë vijon:
a) Kërkesa për certifikatë përdorimi, sipas formatit të aplikimit të përcaktuar në sistemin e-leje, e nënshkruar elektroniksht;
b) Autorizim me prokurë nga zhvilluesi për aplikantin (nëse zhvilluesi dhe aplikuesi janë subjekte të ndryshme), ose autorizim i pajisur me nënshkrim elektronik nëse aplikuesi është subjekt shtetëror;
c) Procesverbali i kolaudimit, I hartuar nga kolaudatori/grupi i kolaudimit, i shoqëruar me licencën/licencat përkatëse, brenda afatit të vlefshmërisë;
ç) Deklarata e përputhshmërisë nga subjekti/subjektet që kanë kryer punimet;
d) Relacioni teknik i mbikëqyrësit/mbikëqyrësve, mbi zbatimin e të gjitha disiplinave të punimeve të ndërtimit, shoqëruar nga licencat përkatëse, brenda afatit të vlefshmërisë;
dh) Aktet e kontrollit të fazave të ndërtimit ose akti përmbledhës për të gjitha fazat e kontrollit;
e) Situacioni përfundimtar i punimeve;
ë) Aktet përkatëse (procesverbal, akt miratimi, akt kolaudimi, akt teknik etj.), të lëshuara nga shoqëria “Ujësjellës-Kanalizime” sh.a., Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, institucionet kompetente për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, si dhe ato për menaxhimin e mbetjeve urbane;
f) Leja e ndërtimit shoqëruar me planvendosjen e miratuar;
g) Projekti arkitektonik i miratuar dhe projekti “as build” (i zbatuar);
gj) “Projekti për mirëmbajtjen e objektit”, i cili të përmbajë edhe afatet e kontrollit periodik në intervale kohore të përcaktuara, të gjendjes së të gjitha sistemeve përbërëse, sipas disiplinave përkatëse të zbatimit të punimeve;
h) Certifikimi i montimit të ashensorëve dhe inspektimi final;
i) Policën e sigurimit të përgjegjësisë së ndërtuesit për dëmtime të objektit të përfunduar;
j) Fotografi të objektit në të gjitha orientimet;
k) Kontrata e nënshkruar ndërmjet zhvilluesit dhe shoqërisë/shoqërive ndërtuese, shoqëruar me licencën përkatëse;
l) Kontrata e nënshkruar, ndërmjet zhvilluesit dhe mbikëqyrësit/mbikëqyrësve të punimeve, shoqëruar me licencën përkatëse.
2. Për rastet e zhvillimeve komplekse në kompetencë të KKT-së, sekretariati teknik i KKT-së mund të përcaktojë dokumente shtesë nga ato të përmendura në pikën 1, të këtij neni, në varësi të objektit për të cilin kërkohet certifikata e përdorimit.