Lajme

  • BASHKIA LEZHË VIJON PËRGATITJET PËR SEZONIN E RI TURISTIK
    21.05.2019
    Bashkia Lezhë vijon përgatitjet për sezonin e ri turistik që po afron. Prioritet është puna në pastrimin e rërës dhe mjediseve në afërsi të plazheve të Shëngjinit, Ranës së Hedhur dhe të Tales, të cilët pritet që këtë vit të frekuentohen nga një numër me i madh turistësh e pushuesish se vitin e kaluar.
  • BASHKIA LEZHË ME TË ARDHURAT E VETA ASFALTON RRUGËN E MYLTËS NË NJËSINË ADMINISTRATIVE SHËNKOLL
    21.05.2019
    Bashkia Lezhë gjithnjë me politikat e saj po investon në rehabilitimin e rrjetit infrastrukturor të fshatrave. Prej ditësh ka vijuar puna për rikonstruksionin e plotë të rrugës së Myltës në Njësinë Administrative Shënkoll.
  • RIKONSTRUKSION I PLOTË I SHKOLLËS “KARL GEGA” BALLDRE
    21.05.2019
    Përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Bashkia Lezhë ka ndërhyrë në rikonstruksionin e plotë të Shkollës së Mesme të Bashkuar “Karl Gerga” Balldre, e cila prej vitesh ndodhej në një gjëndje tejet të amortizuar.
  • BASHKIA LEZHË HAP PANAIR NË DITËN BOTËRORE TË BLETËVE
    21.05.2019
    Në kuadrin e Ditës Botërore të Bletëve është organizuar në Lezhë panairi i prodhimeve të bletarisë “Pa bletë s’ka jetë - Mbrojmë bletët, mbrojmë planetin”.
  • JAVA EUROPIANE ME TË RINJTË E GJIMNAZEVE
    15.05.2019
    Në kuadër të "Javës Europiane", si dhe në bashkëpunim me projektin "Bashkitë për në Europë", Bashkia Lezhë organizoi një takim me të rinjtë e shkollave të Lezhës, ku pjesë e këtij takimi ishin të rinjtë e gjimnazeve.
  • Bashkia Lezhë organizon në lumin Drin garat sportive me kajakë
    13.05.2019
    Duke u bërë mbështetëse dhe partnere e projektit “Sport për integrim dhe zhvillim të qëndrueshëm” Bashkia Lezhë për herë të dytë në lumin Drin organizon gara sportive me kajak. Ky sport ka zgjuar interesin e rinisë së qytetit, e cila është bërë pjesë e kësaj veprimtarie.
  • Përkujtohet në Lezhë 5-Maji, Dita e Deshmorëve
    08.05.2019
    Është perkujtuar në qytetin e Lezhës 5-Maji, Dita e Deshmorëve. Me këtë rast në varrezat e deshmorëve bënë homazhe e vendosen kurora me lule drejtues të pushtetit lokal, veteran të luftës, pjesëtarë e të afërm të familjeve të të rënve, përfaqësues të partive politike, punonjës të administratës publike dhe qytetarë të Lezhës.
  • Lezha Gatuan
    06.05.2019
    Për të dytin vit radhazi Bashkia Lezhë organizon Festivalin e Gastronomisë: ''Lezha Gatuan '. Me produktet e tyre, merrnin pjesë restorantet më të njohur, kuzhinierët më të mirë, kryesisht te Lezhes, të ardhur nga rrethe të tjera të vendit, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe mali i Zi
  • Bashkia Lezhë përkujton 614 vjetorin e lindjes së Gjergj Kastriotit Skenderbeut
    06.05.2019
    Bashkia Lezhë ka përkujtuar 614 vjetorin e lindjes se heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Aktiviteti përkujtimor, me zjarert e ndezura, është zhvilluar në orët e mbrëmjes në mjediset e vendvarrimit të heroit, tërësisht i restauruar.
  • 06.05.2019
    “Të sigurt mbi dy rrota”, është konkursi që zhvillohet për herë të parë në qytetin e Lezhës nga shoqata kombëtare “Auto Club Albania”. Konkuruan 6 shkolla publike dhe jo publike të bashkisë Lezhë, ku çdo njëra syresh përfaqësohej, në këtë konkurs, me një ekip të përbërë prej kater nxënësish

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe