Lejet e ndertimit

Me poshte jepet pasqyra e plote te dokumentacionit qe duhet dorezuar prane Seksionit te Urbanistikes  per tu pajisur me leje ndertimi.

Kritere te pergjithshme.

  • Dosja me dokumentacionin e plotesuar nga  interesuari dorezohet prane zyres se informacionit.
  • Kjo zyre e dorezon kete dokumentacion ne sekretari ku behet rregjistrimi i saj.
  • Sekretaria ja kalon dosjen per shqyrtim Seksionit te Urbanistikes.
  • Seksioni i urbanistikes shqyrton dosjen ne bashkepunim me zyren  juridike dhe kur e gjen ate te rregullt e rregjistron per ta paraqitur per shqyrtim ne mbledhjen e rradhes te KRRT.

Dosja duhet te permbaje keto dokumenta :

  • Inventarin e dokumentacionit ne 2 kopje, nga te cilat njera i kthehet qytetarit e firmosur nga Seksioni i Urbanistikes.
  • Pronesia mbi token truall e vertetuar nga Zyra e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme me certifikate pronesie.
  • Studimi urbanistik ne shkallen 1 : 500 ne 3 kopje origjinale.
  • Planimetria e rrjetit inxhinierik ne shkallen 1 : 500 ne 3 kopje origjinale.
  • Kerkese per miratim sheshi ndertimi ne 3 kopje origjinale. Formulari Nr.1
  • Licensa e noterizuar e hartuesit te studimit urbanistik.
  • Planimetria e sheshit te ndertimit shkalla 1 : 500 ne 3 kopje origjinale.
  • Plani i vendosjes shkalla 1 : 500 ne 3 kopje origjinale.
  • Formulari i kerkeses se lejes se ndertimit ne 3 kopje origjinale. Formulari Nr.3.
  • Formulari 3/ 1 ne 3 kopje origjinale i firmosur nga te gjitha ndermarrjet qe do te ofrojne sherbimet ne te ardhmen.
  • Rilevim topografik i gjendjes aktuale te truallit.
  • Proces verbali i piketimit te objektit ne 3 kopje origjinale.
  • Licensa e noterizuar e topografit. ( Jo e rinoterizuar ).
  • Projekti i zbatimit te objektit i shoqeruar me preventivin e tij ne 3 kopje origjinale i firmosur nga grupi i projektimit.
  • Licensat e pjestareve te grupit te projektimit te noterizuara. 1 kopje secila
  • Kontrata e zbatimit te punimeve investitor - sipermarrje ne 3 kopje origjinale e lidhur para noterit.
  • Licensa e noterizuar e firmes qe do te zbatoje punimet. 1 kopje.
  • Licensa e drejtuesit teknik te firmes e noterizuar. 1 kopje.
  • Per rastin e shtesave ne pallate duhet marreveshje e gjithe banoreve te interesuar e lidhur para noterit.
  • Studimi gjeologjik ne rastet kur objekti kalon 8 kate lartesi. Ky studim duhet firmosur ne cdo faqe nga hartuesi i tij dhe i bashkelidhet licensa e noterizuar.
  • Studimi sizmik kur objekti kalon 9 kate lartesi.
  • Relacioni teknik i llogaritjeve dhe disketa perkatese e tij.
  • Kur investimi i kalon mbi 100 milion leke, duhet oponenca teknike ekonomike e projektit.
  • Plan organizimi i punimeve ne 3 kopje origjinale.
  • Projekti i sistemit te ngrohjes, atij elektrik, hidrosanitar, zjarrfikes etj. i shoqeruar me licensat e autoreve.
  • Kontrata me supervizorin e punimeve dhe licensa e tij e noterizuar.
  • Ne momentin e terheqjes se lejes se ndertimit firma zbatuese duhet te leshoje nje deklarate se do te ktheje ne gjendjen e mepareshme ambjentin si dhe do te kryeje cdo nderhyrje ne rrjetet qe eventualisht jane prekur gjate zbatimit te punimeve.

Shenim :

Nga 3 kopjet e paraqitura te dokumentacionit, njera i kthehet investitorit dhe firmes zbatuese, njera mbetet ne arshiven e Urbanistikes, ndersa e treta perdoret per dergimin e dokumentacionit per rregjistrim pas marrjes se lejes se shfrytezimit.

Te gjitha kerkesat e mesiperme jane bazuar ne ligjin Nr. 8405 date 17.09.1998 " Per Urbanistiken " si dhe ne udhezimet e marra nga Ministrite perkatese.

Plotesimi i ketyre kerkesave eshte i detyrueshem.

Mos zbatimi tyre nga ana e te interesuarit dhe firmes zbatuese sjell sanksione ligjore nga gjobe deri ne heqjen e lejes se ndertimit.

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe