Lezha Gatuan

Për herë të parë Bashkia Lezhë organizoi Festivalin e Gastronomisë: ''Lezha Gatuan'. Merrnin pjesë restorantet më të njohur, kuzhinierët më të mirë , ku spikati një meny me plot krijimtari dhe shije pa harruar gatimet tradicionale bio.  Më shumë se një garë, festivali i gastronomisë synonte promovimin e gatimeve të traditës dhe të kuzhinës moderne me praktikat më konkuruese, tani në prag të sezonit turistik.
Zëvëndëskryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku, duke vlerësuar si mjaft të arrirë organizimin e këtij festivali, theksoi se ky projekt meritonte të financohej nga dikasteret qëndërore, pasi promovonte Lezhën në mënyrën më të mirë të mundëshme.
Ndërsa ministri i mjedisit dhe turizmit Blendi Klosi u shpreh se festivali :“Lezha Gatuan” ka gjithçka pozitive, pasi ky sezon turistik nis me aktivitete të tilla. Ne i mbështesim këto nisma që vijnë nga bashkia, shoqata të shoqërisë civile, ato të promovimit të turizmit dhe shkolla të arsimit profesional. Këtu në Lezhë, vijoi Klosi, po gjëjmë gjithë atë kulinari të pasur që na duhet për një sezon turistik të shkëlqyer.
 Në mjediset e sheshit para bashkisë Lezhë, tendat me gastronominë e ekspozuar, me një shumëllojshmëri gatimesh, qëndruan të hapuara gjatë gjithë ditës.
Rr.Lelçaj 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe