Lezha Gatuan

Për të dytin vit radhazi Bashkia Lezhë organizon Festivalin e Gastronomisë: ''Lezha Gatuan '. Me produktet e tyre, merrnin pjesë restorantet më të njohur, kuzhinierët më të mirë, kryesisht te Lezhes, të ardhur nga rrethe të tjera të vendit, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe mali i Zi,  ku spikati një meny me plot krijimtari dhe shije pa harruar gatimet tradicionale bio.  Më shumë se një garë, festivali i gastronomisë synonte promovimin e gatimeve të traditës dhe të kuzhinës moderne me praktikat më konkuruese, tani në prag të sezonit turistik. Ne ketë aktivitet ishin te pranishem edhe perfaqesues të Bashkisë së Danilofgradit Mali i Zi dhe Bashkisë së Trebinjes Bosnje Hercegovinë, të cilat bashkë me bashkinë e Lezhës janë përfëshirë në projektin: “Jetësimi i Kalave”. Të gjitha stendat e ekspozuara me prodhimet e kuzhines së Lezhës e më gjërë u vizituan nga qytetarë, turistë, përfaqesues të shoqatave të restoranteve, të kulinarisë dhe agjensive hoteliere turistike.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës zoti Fran Frrokaj, duke falenderuar bashkëpunimin me bisneset, hotelet e restorantet, vlerësoi si mjaft të arrirë organizimin e këtij festivali, ku Lezha e ka kthyer tashmë në traditë të përvitëshme ekspozimin e ekesperiences në të gatuar.
Evidentuan punën e mirë që bën Bashkia e Lezhës në promovimin e gastronomisë  edhe kryetari i shoqatës së Restoranteve të Shqipërisë Kujtim Dervishi si dhe zëvëndëskryetrja e Këshillit të Qarkut Korçë Mimoza Shuli. “Lezha Gatuan” ka gjithçka pozitive, pasi ky prag sezoni turistik nis me aktivitete të tilla, ku Bashkia ka si qellim kryesor promovimin e kulinarisë e kuzhinës së pasur bio aq e pëlqyer nga vizitorët, pushuesit  dhe turistët e huaj. Shumë nga ata që e ndoqën nga afër këtë festival u shprehen se, këtu në Lezhë, po gjëjmë gjithë atë gastronomi të pasur e mjaft të preferuar, që na shërben për të kaluar një sezon turistik të shkëlqyer.
 Rr.Lelçaj  Lezhë, 06.05.2019

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe