Lidhen kontratat e reja dhe merr fund problemi i pastrimit në Lezhë dhe Shëngjin

Situata e rënduar nga mbetjet urbane në qytetin e Lezhës dhe zonën bregdetare të Shëngjinit, tashmë ka marrë fund. Problemi është zgjidhur përfundimisht. Menjëherë pas lidhje së kontratës me bashkinë firma e re e pastrimit ka nisur punën në terren duke ndryshuar tërësisht panoramën që ishte deri pak ditë më parë. Ndyrhyrja ka nisur me zëvëndësimin e kontinierve, ku në të gjithë territorin janë vendosur kontinier të rinj. Ndërkohë janë pastruar inertet dhe mbeturinat  në zonat ku kishte probleme.
Drejtori i sherbimeve publike në bashkinë e Lezhës Ndue Lushi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i hedhin mbeturinat e ndara në kontinier, ndërsa ka paralajmëruar të gjithë ata që nuik i hedhin inertet në vendin e caktuar nga bashkia, se do të përballen me gjoba. Përfundimi i kontratës me ish-firmën e pastrimit krijoi një situatë problematike në Lezhë dhe Shëngjin , duke bërë që këto zona urbane, shpesh herë, të ngelin pa u pastruar. Gjithashtu bashkia ka bërë të ditur se situata do të marrë zgjidhje shumë shpejt edhe në njësitë administrative ku aktualisht vërehen probleme.
Përgatiti Rrok Lelçaj   Lezhë, 05.04.2017  

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe