ME 140 FAMILJARËT E STREHUAR NË HOTEL “FROJDI” NË SHËNGJIN

Kushtet akomoduese për këta banorë plotësojnë standartet e një jetese normale. Siç bën të ditur administratorja e këtij hoteli, Ilda Gjekaj, në dispozicion të këtyre familjeve janë vënë dhoma komode me kushte normale fjetjeje dhe trajtim ushqimor. Krahas dhomave të fjetjes, të vëna në dispozicion të banorëve të prekur nga tërmeti, të cilat ofrojnë të gjitha kushtet e duhura, drejtuesit e këtij hoteli prej datës 30 Nëntor kanë vënë në gatishmëri edhe restorantin me kuzhinën e tyre dhe punonjësit që shërbejnë këtu, të cilët ofrojnë për famljarët një mëngjes, drekë dhe darkë, me një menu të pasur me ushqime cilësore.

Të strehuarit tek Hotel “FROJDI”, që vijnë kryesisht nga Thumana, tani ndihen më të qetësuar dhe shprehin vlerësim për interesimin që u bëhet këtu, mikëpritjen dhe kushtet e trajtimit, duke mbajtur të gjallë shpresën se në një të ardhme jo të largët do sistemohen në shtëpitë e tyre.
Si në hotelet e tjera të Shëngjinit, ku janë të akomoduar familjarë të dëmtuar nga tërmeti, edhe tek Hotel Frojdi qëndra shëndetësore funksionon 24 orë pa ndërprerje, duke ofruar falas ilaçet dhe çdo shërbim tjetër mjekësor. Pritja vëllazërore që u është rezervuar banorëve të Thumanës në Hotelin “FROJD”, dhe të dëmtuarëve të tjerë në gjithë hoteleritë e bregdetit të Shëngjinit, flet qartë se ndihma e solidaritetit si tipar i qenësishëm njerëzor, po përshpejton kapercimin e vështirësive për banorët e dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Përgatiti: Rrok LELÇAJ, Lezhë, 11.12.2019

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe