Pozicioni: 2 Trajnerë të Teatrit Social

Projekti: Rrjeti Rinor Lezhë LYONET

Informacion për Organizatën Dora e Pajtimit:

Dora e Pajtimit (DeP) është një shoqatë jo fitimprurëse italo-shqiptare aktive që nga viti 2007. Misioni i saj është ndërhyrja në territoret me problematika sociale, përmes metodologjisë së Teatrit Social, duke ndarë qëndrime, njohje dhe aftësi themelore për të ndërgjegjësuar dhe për t’i dhënë besim komunitetit. Duke synuar pjesëmarrjen aktive dhe edukim në zhvillim, shoqata synon të punojë me efikasitet me të rinjtë, duke ndërhyre në fenomenet e dukshme izoluese të komunitetit, si: gjakmarrja, diskriminimi gjinor dhe racor etj. Po ashtu DeP promovon vullnetarizmin si alternativeë e mos angazhimit rinor, në jetën publike, sociale dhe kulturore të vendit.

Përshkrim i shkurtër i projektit:

Organizata "Dora e Pajtimit" po zbaton projektin "Rrjeti Rinor Lezhë LYONET" në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), që financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është fuqizimi dhe nxitja e përfshirjes së të rinjve në pjesëmarrjen aktive të qeverisjes vendore dhe jetës sociale, ekonomike e kulturore të qytetit.

Ky qëllim do të arrihet përmes krijimit të klubeve rinore në 7 shkolla të mesme, që do të finalizohet me krijimin e Rrjetit Rinor, me përfaqësues nga çdo shkollë të përfshirë në projekt.

Krijimi i rrjetit rinor do te nxisë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e kompetencave qeverisëse ndërmjet grupeve të të rinjve dhe autoriteteve vendore duke përmirësuar shërbimet ndaj të rinjve, duke nxitur veprime që rrisin identitetin evropian dhe pjesëmarrjen aktive në jetën social ekonomike e kulturore të rinisë së Lezhës.

Përshkrimi i detyrave:

2. Ekspertët e teatrit social do të angazhohen me kontratë shëbimi në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të mëposhtme:

- Realizimi i 7 laboratoreve sociale 1-javore (7 laboratore * 5 ditë/laborator = 35 ditë pune në total), ku do të punohet me mësuesit, psikologët dhe nxënësit për nxitjen e shprehjes së kreativitetit dhe ndjenjave, në 7 shkollat e mesme "Llesh Nikë Daka" në Shënkoll; "Ishull Lezhë" në Shëngjin; Shkolla "Zejmen" në Zejmen; "Karl Gega" në Balldre; "Gjovalin Gjadri" në Gjadër; "Kolin Gjoka" dhe ""Hydajet Lezha" në Lezhë.

- Gjatë laboratoreve sociale 1-javore duhet të arrihet, socializimi i të rinjve me njëri-tjetrin; krijimi i ndjenjës së barazisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut; aftësimi në vendimmarrje; ndarja e roleve, duke ndihmuar në çlirimin nga mbingarkesat psikologjike dhe qasjen më me pozitivitet ndaj realitetit dhe të tjerëve duke u bërë më aktivë dhe më socialë.

- Në fund të çdo laboratori social duhet të krijohen 7 klube rinore në shkollat e lartpërmendura, nga ku do të finalizohen me krijimin e Rrjetit Rinor Lezhë, LYONET.

- Punojnë ngushtë me stafin e Projektit në realizimin e objektivave të përcaktuara në projekt.

Kriteret:

Të kenë përfunduar arsimin e lartë në Akademinë e Arteve ose shkollave teatrore brenda dhe jashtë vendit, në Shkencat Shoqërore, si Psikologji, Sociologji etj.

ose

të jenë pjesë e trupave teatrore në teatrot brenda dhe jashtë vendit.

Avantazh përbën edhe diplomimi në nivel master për fushat e lartpërmendura;

Të këtë eksperiencë si trajner/e, i/e aftë në realizimim e suksesshëm të laboratoreve të teatrit social;

Të ketë njohje të plotë dhe të përditësuar të teknikave të laboratorit social.

Aplikimi:

Cdo aplikant duhet të Dërgojë

· CV-në

· Të paktën një letër reference me kontaktet e plota të një punëdhënësi të mëparshëm

· Fotokopje diplome

Dokumentat mund të dergohen deri me dt 30 Nëntor 2018 ora 17.00 në info@doraepajtimit.org .

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

*Preferohen kandidate nga Lezha

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe