Mali i Troashanit në Lezhë vendi i preferuar për zhvillimin e sektorit të bletarisë

Mali i Troshanit në Lezhë është vendi i preferuar për zhvillimin e sektorit të bletarise, pasi është shumë i pasur me bimë medicionale. Një mjek italian që 75 vite me parë esploroi këtë zonë qe shprehur, se: Nga Mërçia deri në Shytën e Hajmelit nuk ka nevojë për mjek pasi në Malin e Troshanit rriten 60 lloje bimësh medicionale, me shumëllojshmëri lulesh. Në këto kushte ky terren është mjaft i pelqyer për bletërritësit, pasi nuk është nën efektin negativ të pesticideve. Mjalti i Troshanit është i pelqyer e mjaft i kerkuar në tregun vendas. Kjo është dhe arsyeja që bletërritësit në këtë zonë sa vijnë dhe po shtohen. Njeri syresh Preç Ndoi, që në fermen e tij po trajton dhe mbarështimin e bletës, kërkon nga Ministria e Bujqesise dhe Qeveria subvencion dhe mbështetje më të madhe për këtë sektor e sidomos për bletërritësit e rinj.
Nxitja për të mbarështuar bletët mbetet mundësi për ruajtjen e biodiversitetit  dhe sigurimin e të ardhurave. Ndaj bleterritësit e Troshanit apelojnë për më shumë përpjekje e përkujdesje edhe nga dikasteri përgjegjës me qellim që kjo qenje shumë e rëndësishme për jetët njerzore , që në ndonje rast ndjehet e rrizikuar, të zhvillohet duke qenë në shërbim të kulturave bujqësore dhe rritjes së prodhimit të mjaltit dhe nënprodukteve të tjera.
Troshan, 20.09.2018  Pergatiti Rrok Lelçaj

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe