Mblidhet Këshilli Bashkiak i Lezhës

Mblidhet Këshilli Bashkiak i Lezhës
Nën drejtimin e kryetarit Kristian Gjidodaj është mbledhur Keshilli Bashkiak i Lezhës, i cili me shumicë votash ka miratuar projekt vendimin për dhënien e ndimës ekonomike familjeve në nëvoje dhe personave me aftësi të kufizuar.
Si pasojë e konfliktit gjygjësor me ish - drejtuesit e mëparshëm  funksionimi këshillit kishte krijuar prombleme  e për pasojë dhe dhënia e ndihhmes  ekonomike ishte shtyrë për tre muaj. Kreu aktual i Këshillit Bashkisë Lezhë z. Gjidodaj gjygjin e fituar e quan një shkrirje ngerçi të veprimtarisë ligjore të këtij forumi, i cili me vendimet që do miratojë do të ndihmojë në zgjidhjen e problematikave për qytetarët e Lezhës dhe të njësive të tjera administrative.
Në fund nga Këshilli Bashkiak i Lezhës u bë miratimi vendeve vakant, ku dy anëtarët e rinj të këtij këshilli Ndrek Gazulli dhe Petrit Ndreu bënë betimin.
Rr. Lelçaj  03.07.2017 

  

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe