Mblidhet Këshilli Bashkiak i Lezhës

Nën drejtimin e kryetarit Kristian Gjidodaj është mbledhur Keshilli Bashkiak i Lezhës, i cili me shumicë votash shqyrtoi dhe miratoi një sërë projekt vendimesh që kishin të bënin  me marrëveshje bashkëpunimi të Bashkisë me organizata të ndryshme, dhënien e ndihmës ekonomike përsonave me aftësi të kufizuar, përdorim i fondit rezervë për dhënie ndihme financiare, përfundimin e procedurave të privatizimit të banesave, të cilat kanë mbetur pa u regjistruar ne ZRPP, si dhe shqyrtimi e miratimi i projekt vendimit për disa ndryshime të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 166, datë 10.07.2017, që lidhen me miratimin e Programit Buxhetor Afatmesëm dhe Buxhetit të Bashkisë Lezhë për vitin 2017.
 Ndërkohë, miratimi i kritereve të përcaktimit të zonave të administrimit të parkimit nga bashkia dhe rishqyrtimi e miratimi i projekt vendimit nr 7443 për kalimin e tokës bujqësore nga përdorim në pronësi të përfituesve ishin pika të tjera të rendit te ditës së kësaj mbledhjeje.
Këshilli Bashkiak, anëtarët e tij diskutuan, bën pyetje e sugjerime, ku drejtues e specialist të drejtorive pranë Bashkisë Lezhë, iu përgjigjen pyetjeve dhe argumentuan hollësisht për gjithë çfarë u parashtrua aty, duke u dhënë zgjidhje problemeve të ngritura.
Rr. Lelçaj  04.12.2017

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe