Mblidhet Këshilli Bashkiak i Lezhës

Nën drejtimin e kryetarit Kristian Gjidoda është mbledhur Këshilli Bashkiak i Lezhës. Me shumicë votash këshilli shqyrtoi dhe miratoi një sërë projekt vendimesh që kishin të bënin  kryesisht me dhënien e ndimës ekonomike për përiudhën 1- 31 maj 2018, kompensimin e energjise elktrike dhe dhënien e pagesës për  përsonat me aftësi të kufizuar,
Më pas u kalua në shqyrtimin dhe miratimin e projekt vendimit “Për përdorimin e fondit të kushtezuar për bllok-ndihmen ekonomike deri në 6% si dhe  projekt vendimi numer 3614 date 08.05.2018 për miratimin e buxhetit faktik të Bashkisë Lezhë për pë riudhen Janar-Prill 2018.
Si pike e rendesishme e rendit te dites u paraqit dhe projekt vendimi per miratimin e hartes se zonave te administrimit te zhurmave per sherbimet publike ne zonen e Shengjinit gjate ketij sezoni turistik.  Nderkohe u miratua dhe projekt vendimi per familjet e pa streha e në nevojë që do të trajtohen me subvencionim te qirasë së banesave për vitin 2018. U miratua gjithashtu dhe përfundimi i procedurave të banesave të cilat kanë mbetur pa u regjistruar në Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Përgatiti: Rrok Lelçaj  Lezhë, 25.05.2018

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe