Mblidhet Këshilli Bashkiak i Lezhës

Nën drejtimin e kryetarit Kristian Gjidoda është mbledhur Këshilli Bashkiak i Lezhës. Me shumicë votash këshilli shqyrtoi dhe miratoi një sërë projekt vendimesh që kishin të bënin  kryesisht me dhënien e ndimës ekonomike për përiudhën 1- 30 qershor 2018, kompensimin e energjisë elktrike dhe dhënien e pagesës për  përsonat me aftësi të kufizuar.
Më pas u kalua në shqyrtimin dhe miratimin e projekt vendimit “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri në 6% si dhe  rishqyrtimi i vendimit nr.70  datë 25.05.2018 të Keshillit të Bashkise Lezhë; “Per miratimin e kalimit të tokës bujqësore  nga perdorim në pronësi të përfituesve”.  Si pikë e rëndësishme e rendit të ditës u paraqit dhe projekt vendimi: “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 11  datë   29.01.2018, për miratimin e nivelit të taksave  dhe tarifave vendore për vitin 2018 dhe në vendimin e Keshillit Bashkiak nr.52 datë 25.04.2018. Ndërkohë u miratua dhe projekt vendimi për miratimin e projekt buxhetit afatmesëm 2019-2021 (faza e parë) të Bashkisë Lezhë.  U miratua gjithashtu dhe përfundimi i procedurave të banesave të cilat kanë mbetur pa u regjistruar në Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Një debat pati edhe për problemin e faturave të prapambetura të furnizimit me ujë të pishëm, për përiudhën para vitit 2017, për disa lagje të Lezhës të cilat pretendojnë se nuk kanë patur kontratë të furnizimt me ujë të pishëm dhe faturat u janë ngarkuar me pa të drejtë aferfe.
Përgatiti: Rrok Lelçaj  Lezhë, 25.06.2018

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe