Mblidhet Këshilli Bashkiak i Lezhës

Mblidhet Këshilli Bashkiak i Lezhës

Nën drejtimin e kryetarit Kristian Gjidoda është mbledhur Këshilli Bashkiak i Lezhës. Me shumicë votash këshilli shqyrtoi dhe miratoi një sërë projektvendimesh që kishin të bënin kryesisht me dhënien e ndihmës ekonomike për përiudhën 1-31 tetor 2018, kompensimin e energjisë elektrike dhe dhënien e pagesës për përsonat me aftësi të kufizuar.

Më pas u kalua në shqyrtimin dhe miratimin e projektvendimit "Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri në 6% për përiudhen 1-30 shtator 2018. Nderkohë, u diskutua rreth projektvendimit" Per miratimin e kërkesës së Bashkisë Lezhe sëbashku me dokumentacionin tekniko-ligjor për akordimin e ndihmës financiare përsonave në nevojë dhe familjarëve që kanë pësuar dëme nga faktorë natyrorë.

Si pikë e rëndësishme e rendit të ditës u paraqit dhe projektvendimi: Për përfundimin e procedurave të banesave të cilat kanë mbetur pa u regjistruar në ZVRPP, si dhe miratimi i zërit buxhetor, blerje libri, per Biblioteken "Gjergj Fishta". Ndërkohë u miratua dhe projektvendimi i treguesve ekonomiko-financiar për 8-mujorin e vitit 2018 si dhe programi buxhetor afatmesëm 2019-2021 (faza e dytë) i Bashkisë Lezhë.

Përgatiti: Rrok Lelçaj Lezhë, 23.10.2018

 

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe