Mblidhet Këshilli i Bashkisë Lezhë

Nën drejtimin e kryetarit Kristian Gjidoda, në mbledhjen e tij të radhës, Këshilli Bashkiak i Lezhës me shumicë votash shqyrtoi dhe miratoi disa projektvendime që kishin të bënin  kryesisht me dhënien e ndihmës ekonomike për përiudhën 1-31 mars 2019, kompensimin e energjisë elektrike dhe dhënien e pagesës për përsonat me aftësi të kufizuar.
Më pas, u kalua në shqyrtimin dhe miratimin e projektvendimit “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin shkurt dhe vitin 2019.  Ndërkohë u diskutua rreth projektvendimit‘‘Për miratimin e kërkesës së Bashkisë Lezhë së bashku me dokumentacionin tekniko-ligjor për akordimin e ndihmës financiare përsonave në nevojë dhe familjarve që kanë pësuar dëme nga faktorë natyrorë.
Si pika të rëndësishme të rendit të ditës u paraqitën dhe projektvendimet ‘‘Për miratimin e përfaqësuesve të njësisë bazë të qeverisjes vendore në bordet e institucioneve arsimore-private dhe për një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak Nr.168 datë 10 korrik 2017 që ka të bëjë me miratimin e linjave rrethqytetëse e ndërqytetase, orareve dhe stacioneve të tyre. Mbledhja vijoi edhe me projektvendimin për miratimin e listës së të pastrehëve për përfitimin e bonusit të strehimit për vitin 2019, miratimin e planit social për Bashkinë Lezhë dhe projektvendimin për miratimin e planit vendor të veprimit për menaxhimin e zhurmave.
Përgatiti: Rrok Lelçaj Lezhë, 29.03.2019

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe