Mblidhet Shtabi i Pergjithshem i Emergjencave Civile

Me date 11/12/2017 në ambientet e Bibliotekës së Lezhës u organizua takimi i Shtabit të Emergjences me pjesmarrjen e Prefektit të Lezhës z.Gjergj Prendi, Nenkryetarit të Bashkisë Lezhë z.Enver Hafizi si dhe Drejtorive Rajonale dhe përfaqesues të Bashkisë Lezhë.
Takimi u realizua në kuader të masave parandaluese që Bashkia Lezhë dhe shtabi i emergjencave po merr  mbi parandalimin e situatave të emergjencave civile në Bashkinë e Lezhës.
U vu theksi në bashkëpunimin dhe informimin e shtabit të emergjencave nga institucionet përkatese si dhe transparences në shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevoje.
Drejtorite e Bashkisë Lezhë dhe Drejtorite Rajonale angazhohen bashke me stafet e tyre për të marre masat paraprake në funksion të parandalimit të çdo situate.

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe