Ministria e Arsimit ende nuk ka shqyrtuar dhe miratuar shtesat e bursave për Bashkinë Lezhë

Sipas VKM 903 dt.21.12.2016, afati i fundit për shqyrtimin dhe miratimin e bursave për vitin akademik 2016-2017 ishte data 31 janar 2017. Mbi këtë bazë, Drejtoria e Arsimit Kulturës e Turizmit, me datë 27.01.2017, ka dorëzuar për shqyrtim në Këshillin Bashkiak projekt-vendimin për bursat. Më datë 31 janar 2017, me shkresë zyrtare jemi njoftuar nga Ministria e Arsimit për shtesën e numrit të bursave për Bashkinë Lezhë, nga 45 në 55 në total. Në këtë situatë, Këshilli Bashkiak ka shtyrë mbledhjen, më datë 2 shkurt 2017. Pas miratimit, Vendimi i Këshillit të Bashkisë Lezhë, nuk është pranuar për tu zbatuar nga disa fakultete, me argumentin se është i pavlefshëm për shkak të miratimit përtej afatit të parashikuar në ligj. Theksojmë se, vendimi i Këshillit të Bashkisë është konfirmuar edhe nga institucioni i Prefektit të qarkut Lezhë. Ndodhur në këto kushte, si dhe duke vepruar në analogji me praktika të njëjta të viteve të mëparshme, Bashkia Lezhë, zyrtarisht, i është drejtuar Minstrisë së Arsimit, më datë 27 mars 2017 për të zgjidhur këtë problematikë. Ende nuk ka kthim përgjigje e jo më zgjidhje. Bëjmë me dije se, shkresa e Ministrisë së Arsimit për shtimin e numrit të bursave e mbërritur në protokoll më datë 31 janar 2017 (dita e fundit për vendimmarrjen në Këshill sipas VKM 903/2016), përbën shkak të arsyeshëm për të legjitimuar vendimmarrjen e këshillit më datë 2 shkurt 2017. Proçeduralisht dhe në raport me fakultetet, është përgjegjësi e Ministrisë së arsimit për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi.

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe