Ministria e Kulturës hesht ndërsa Vendvarrimi i Skënderbeut po shkon drejt degradimit

Ka 36 vite që nuk eshtë ndërhyrë në riparimin e vend varrimit të heroit tone kombëtarë Gjergj Kastrioti Skënderbeu.  Çatia i pikon, sistemi i ndriçimit është jashtë funksionit, kolanat e mermerit kanë nisur të nxihen dhe në mjediset e jashtëme të dyshemesë shikon pllaka të thyera. Problem mbetet edhe hapësira përreth këtij memoriali, pasi e gjithë zona arkeologjike është e pambrojtur . Kjo situatë vijon prej shumë kohësh duke lënë në degradim një prej Monumenteve më të rëndësishëm  të vendit tonë. Bashkia ka gati planin e ndërhyrjes për riparim, por po punohet edhe për një projekt të ri që do të ndryshojë krejtësisht pamjen si dhe parashikon rrethimin për të penguar hyrjen e personave që e dëmtojnë këtë aset historik. Këtë fakt e bënë të ditur përgjegjësi i trashëgimisë kulturore pranë bashkisë Lezhë Paulin Zefi. Bashkia e Lezhës kërkon, nga dikasteri përgjegjës, më shumë vëmendje ndaj vendvarrimit të heroit tone kombëtar Gjergj Kastrioti Skendërbeu e njëherësh apelon që 2 Marsi i vitit 1444, data e përkujtimit të Besëlidhjes së Lezhës të shpallet festë Kombetare.
Rrok  Lelçaj 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe