Misioni i Drejtorisë

Drejtoria e Ndihmës Ekonomike dhe e Përkujdesit Shoqëror ka në fokus të veprimtarisë së saj individë, familje dhe grupe të marxhinalizuar duke synuar integrimin dhe gjithpërfshirjen e tyre në komunitet.

Detyrat funksionale:

  • Të identifikojë individë, familje dhe grupe në nevojë.
  • Të ndihmojë në përgatitjen e dokumentacionit familjet që aplikojnë për përfitimin e Ndihmës Ekonomike dhe Pagesës së Aftësisë së Kufizuar.
  • Të vlerësojë nevojat e individëve apo familjeve që kërkojnë të marrin shërbime shoqërore të cilat ofrohen në Bashkinë e Lezhës, individë që kanë nevojë për shërbime të përkujdesit shoqëror  për t’u ofruar shërbime jashtë juridiksionit të Bashkisë Lezhë.
  • Të marrë pjesë në procesin e hartimit të projekt-vendimit të familjeve/ individëve në nevojë  që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, listës së personave me Aftësi të kufizuar dhe të kompensimit të çmimit të energjisë elektrike
  • Të verifikojë gjendjen reale shoqërore e ekonomike të familjeve që janë në skemën e Ndihmës Ekonomike
  • Për të gjitha familjet që futen për herë të parë në skemën e Ndihmës Ekonomike , krahas ndihmës që u jepet nga Administratorët për kriteret e përfitimit në bazë të ligjeve në fuqi, bëher edhe verifikimi real i gjendjes ekonomike e shoqërore të tyre.
  • Kjo Drejori  dërgon pranë DRSHSSH evidencat mujore, 2 mujore, 4 mujore,si dhe 2 herë në vit evidencën e fondit dhe listën dixhitale për sektorin e Ndihmës Ekonomike dhe Përkujdesit Shoqëror.
  • Koordinon punën me Institucionet detyruese të Qarkut duke ju dërguar konfirmimet mujore dhe ato vjetore për të gjithë pjesëtarët e familjes në moshë pune.
  • Ndjek me përparësi zbatimin e VKM nr. 787 dt. 14. 12. 2005 "Për kushtëzimin e Ndihmës Ekonomike me punë e shërbime të pjesshme në komuntet" duke hartuar listat e personave të aftë për punë, objektet dhe volumet e punës në bashkërendim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike pranë Bashkisë dhe me Zyrën e Menaxhimit dhe Administrimit të Parkut Arkeologjik Lezhë, i cili miratohet në Këshillin Bashkiak një herë në katër muaj.
  • Në bashkëpunim me OJF-të dhe donatorë të ndryshëm identifikon  individë dhe familje në më në nevojë të cilët mbështeten me Ndihmë ushqimore dhe financiare.
  • Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq - dega Lezhë, Bashkia Lezhë bashkëfinancon funksionimin e Qendrës së Moshës së Tretë dhe kursin e rrobaqepësisë për formimin profesional të vajzave dhe grave.
  • Ndjek ecurinë e punës në Qendrën e Zhvillimit Ditor "Trendafilat", azhornohet për mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe frekuentimit në këtë qendër

Për muajin Prill 2012:

Përfitojnë Ndihmë Ekonomike gjithsej 544  famile ose 6.7 % të familjeve të qytetit;

Nga këto: 432 familje me ndihmë të plotë; 112 familje me ndihmë të pjesshme

Nga gjithsej, prej tyre 113 famile drejtohen me kryefamiljare Vajza dhe Gra.

Nga gjithsej, prej tyre 195 familje janë të komunitetit Rom dhe Egjiptian.

  • Persona me aftësi të kufizuar fizike, mendore e shqisore gjithsej  269 persona
  • Kujdestarë për persona me aftësi të kufizuara mendore, shqisore e fizike gjithsej 44 persona;
  • Të Verbër gjithsej 62 persona;
  • Kujdestar për të Verbër gjithsej 24 persona;
  • Paraplegjik dhe tetraplegjik gjithsej 38  persona;
  • Kujdestarë për Paraplegjik e tetraplegjik gjithsej 38 persona;
  • Invalid pune gjithsej 456 persona.

Në lidhje me dokumentat e nevojshëm që duhen në përfitimin e Ndihmës Ekonomike, Pagesës së Aftësisë së Kufizuar dhe Shërbimeve Shoqërore, për informacione dhe sqarime të mëtejshme drejtohuni pranë Drejtorisë së Ndihmës Ekonomike dhe Përkujdesit Shoqëror në Bashkinë Lezhë.

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe